Vëzhgim

Eksplodon punëtoria e Apple në Kinë

Publikuar , 20 Dhjetor 2011
0
Eksplodon punëtoria e Apple në Kinë

Eksplodimi i fabrikës Foxconn mbytën 3 punëtorë dhe lëndoi 15 të tjerë. Eksplodimi i kësaj here nuk shkaktoi ndonjë mbytje, por lëndoi 63 punëtorë, ku 23 prej tyre u desh të shtrihen në spital për vëzhgime. Organizata jofitimprurëse China Labor Watch, që punon dhe grupe punuese për t’u qasur në fabrikat kineze, lëshoi një deklaratë për shpërthimin.

“Shpërthimi në Riteng është si rezultat i pluhurit të aluminit në punëtorinë ku rafinohen këllëfa për iPad,”tha CLW në deklaratën e vet. “Një shpërthim i ngjashëm ndodhi në të njëjten punëtori të Foxconn në Chengdu, duke vrarë 3 punëtorë dhe lënduar 15 të tjerë.”

CLW thekson gjithashtu që “ishte një kontrast i mprehtë në mes të funksionimit të fuqishëm të Apple dhe kushteve të punëtorëve që punonin në vijën montuese në Kinë.” Apple thuhet që do të punojë drejtpërdrejt për ta kuptuar çështjen e këtij rasti./pcworldalbanian 

LEXO EDHE:  Lufta e Instagram me popullaritetin fals jep efektet e para

Lajmet e fundit>