Lajmet

Ekspozohen disa foto të Android 4.4 Kit Kat, ja cilat janë karakteristikat e reja të sistemit

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Ekspozohen disa foto të Android 4.4 Kit Kat, ja cilat janë karakteristikat e reja të sistemit

n5-lockscreen-100057580-galleryPse duhet të organizohen eventet e lançimit kur gjithçka ekspozohet on line para datës së caktuar? Pavarësisht se Google pritet të prezantojë Android 4.4 Kit Kat dhe pajisjen Nexus 5 ditën e martë, në blogun e Android të quajtur Tutto Android janë publikuar disa foto të Nexus 5 si dhe janë prezantuar shkurtimisht disa prej karakteristikave të reja të sistemit të përditësuar.

Sipas raportit, Android 4.4 Kit Kat do të ketë një ndërfaqe të ridizajnuar përfshirë këtu Home Screen, Lock Screen si dhe panelin e shfaqjes së aplikacioneve.

Dizajni i sfondit me ngjyrë blu i njohur me emrin “Holo Theme”, i cili ka qenë prezent në Android 4.0 Ice Cream Sandwich e në versionet në vazhdim, ka tashmë ngjyra më të zbutura. Tek fusha e menusë dhe te paneli i aplikacioneve ngjyra blu është zëvendësuar me ngjyrën e bardhë.

Ikonat e disa aplikacioneve të caktuara si p.sh “Phone” kanë një dizajn të ri më të mprehtë, gjithashtu duket të jetë shtuar dhe një aplikacion i ri i quajtur “Google Photos” që mesa duket ka zëvendësuar aplikacionin Gallery që përdoret aktualisht. Telefoni vetë është i shpejtë në reagim, por softueri ka ende disa gabime.

n5-apps-100057579-mediumTutto Android ka theksuar se Android 4.4 nuk është shumë i ngarkuar ashtu si versionet e mëparshme të sistemit operativ.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që janë të shqetësuar nëse përditësimi do të ndikojë në performancën e pajisjeve të tyre aktuale.

Mesa duket telefoni ka dy bokse stereo ndërsa kamera e tij është e pajisur me stabilizues optik imazhesh (OIS). Një opsion tjetër interesant i përfshirë në këtë raportim është mundësia për të aksesuar Google Now nëpërmjet prekjes në të majtë të ekranit kur ndodhet tek menuja kryesore (Home Screen).

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Sipas raportit në Nexus 5 janë przente edhe komandat Touchless (pa qenë e nevojshme që të preket ekrani) të përfshira më parë në Moto X emgjithatë nuk ka ende informacione të detajuara mbi to.

Përmirësimet vizuale të Android janë të mirëpritura, megjithatë do të jetë interesante të shohim se si do të funksionojë ky sistem në smartfonët e vjetër Android që do të kenë fatin të pajisen me këtë përditësim.

Deri tani karakteristikat e përfolura të Nexus 5 nuk kanë qenë fort mbresëlënëse, por në qoftë se Google dëshiron vërtet të kënaqë përdoruesit do të duhet që të prezantojë diçka inovative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>