Lajmet

Ekspozohen të dhënat e afro 10 milionë përdoruesve të Booking, Expedia dhe Hotels.com

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2020
Informacionet e afro 10 milione vizitorëve të regjistruar që prej 2013-ës përfshirë emra, karta krediti, numra ID dhe detaje rezervimi janë ekspozuar. Ekspozohen të dhënat e afro 10 milionë përdoruesve të Booking, Expedia dhe Hotels.com

Industria e hotelerisë kanë në duar një tjetër rrezik përpos pandemisë së koronavirusit. Website Planet raportoi se Prestige Software, kompania pas platforma të rezervimit të hoteleve Hotels.com, Booking.com dhe Expedia, ka ekspozuar informacionet e miliona njerëzve në një Amazon S3.

Informacionet e afro 10 milionë vizitorëve të regjistruar që prej 2013-ës përfshirë emra, karta krediti, numra ID dhe detaje rezervimi janë ekspozuar.

Nuk dihet se për sa kohë këto të dhëna kanë qenë të hapura për këdo. Dëmi do të ishte katastrofikë nëse informacionet kanë rënë në duar të hakereve të cilët mund të shkojnë aq larg sa të vjedhin edhe rezervimin e dikujt.

Impakti mund të jetë i kufizuar në një kohë kur pak njerëz po udhëtojnë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Kompania ka ruajtur informacione prej vitesh të karave të kreditit pa asnjë mbrojtje në një Amazon S3 të keqkonfiguruar. Tani S3 është siguruar nga Amazon ndërsa kanë filluar hetimet ndaj kompanive të Prestige Software nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje sigurie në platformat e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhe Twitter fshijnë postimet e Presidentit Amerikan