Lajmet

Ekspozohen të dhënat e të gjithë përdoruesve të 500px

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Shkurt 2019
0
Sipas kompanisë sulmi kishte ekspozuar emrat dhe mbiemrat e përdoruesve, adresat e e-mail-it, fjalëkalimet në hash dhe datëlindjet. Ekspozohen të dhënat e të gjithë përdoruesve të 500px

Platforma e shpërndarjes së fotove 500px zbuloi se kishte pësuar një sulm i cili ka ekspozuar të dhënat e përdoruesve dhe informacionet e profileve.

Inxhinierët sapo zbuluan qasjen e paautorizuar për një sulm që ka ndodhur më 5 Korrik 2018.

Lajmi vjen pak ditë pasi kompania mbylli tregun ku fotografët mund të shisnin punën e tyre. Me pak fjalë të gjithë ata që janë regjistruar në 500px përpara kësaj dite janë kompromentuar.

Sipas kompanisë sulmi kishte ekspozuar emrat dhe mbiemrat e përdoruesve, adresat e e-mail-it, fjalëkalimet në hash dhe datëlindjet.

Për fat jo të mirë 500px nuk ka gjetur prova për qasje të paautorizuar në llogaritë individuale të përdoruesve. Sipas kompanisë nuk janë prekur as detajet e kartave të kreditit.

500px tha se ishte duke monitoruar kodet burimore të saj për tu mbrojtur nga sulme të tjera. Gjithashtu premtoi rritjen e masave të sigurisë dhe infrastrukturës së rrjetit.

Kompania ka filluar tu dërgojë përdoruesve e-mail-e duke u kërkuar të ndryshojnë fjalëkalimet.

Gjithashtu do tu dërgojë të gjitha të dhënat përdoruesve të cilët i kërkojnë përmes e-mail-it [email protected] brenda 72 orësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zhvilluesit paralajmërojnë, ruajuni nga ky version i rremë i portofolit të kriptomonedhës EOS

Lajmet e fundit>