Harduer

Ekspozohet në detaje telefoni i tretë me ekran që paloset nga Samsung

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Gusht 2020
0
Raportimet e fundit thonë se telefoni do të ketë të njëjtin çmim si paraardhësi ndërsa më shumë rreth tij do të mësojmë ditën e nesërme. Ekspozohet në detaje telefoni i tretë me ekran që paloset nga Samsung

Samsung Galaxy Z Fold 2 pritet të prezantohet zyrtarisht ditën e nesërme në evenimentin Unpacked të kompanisë. Megjithatë imazhet e tij janë publikuar javë përpara debutimit.

Tani është veterani i informacioneve jo-zyrtare Evan Blass i cili ka postuar në rrjetin social Twitter një seri imazhesh të cilat tregojnë një telefon Samsung me palosje nga disa kënde dhe në disa ngjyra.

Imazhet tregojnë një kamër “hole-punch” qendrore në ekranin e brendshëm dhe të jashtëm.

Në pjesën e pasme shfaqet dizajni i stilit të Note 20 të kamerave. Pamjet tregojnë smartfonin fund e krye ku gjenden grila e altoparlantit dhe porta USB-C. Galaxy Z Fold 2 nuk ka një portë 3.5mm.

Raportimet e fundit thonë se telefoni do të ketë të njëjtin çmim si paraardhësi ndërsa më shumë rreth tij do të mësojmë ditën e nesërme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple nën hetim nga Komisioni Evropian