Lajmet

Ekzekutimi i aplikacioneve në iPhone 5S është më problematik sesa në modelet e tjera të iPhone

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Ekzekutimi i aplikacioneve në iPhone 5S është më problematik sesa në modelet e tjera të iPhone

iphone-5s-gold-smallSoftueri i ri, por edhe përmirësimet harduerike të iPhone 5S kanë ndikuar njëkohësisht në ekzekutimin me probleme të aplikacioneve të ndryshme.

Të dhënat e siguruara nga Crittercism, kompani që analizon aplikacionet mobile, kanë treguar se aplikacionet që ekezekutohen në iPhone 5S hasin dy herë më tepër probleme sesa aplikacionet e disponueshme në iPhone 5 ose iPhone 5C.

Ky rezultat është publikuar në faqen e All Things Digital pas analizimit të qindra milionave aplikacioneve.

Arsyeja e ekzekutimit problematik mund të shkaktohet nga problemet harduerike. Pavarësisht se zhvilluesit e aplikacioneve mundën të punonin për ndreqjen e problemeve të iOS 7, ndërkohë që softueri ishte në testim e sipër duke limituar kështu problemet e aplikacioneve në iPhone 5 dhe iPhone 5C, ata nuk ishin vënë në dijeni të pajimit të iPhone 5S me proçesorin M7 me arkitekturë 64 bit deri në momentin e lançimit të pajisjes. Tashmë zhvilluesit janë duke punuar për të reduktuar problemet.

Crittercism nuk parashikon që shkalla e lartë e problemeve të zgjasë përgjithmonë. Andrew Levy, CEO i kësaj kompanie është shprehur: “Zgjidhja e këtyre problemeve me kalimin e kohës është e pashmangshme”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja data e debutimit të Samsung Galaxy Note 10

Lajmet e fundit>