Analiza

Ekzekutivët e Samsungut thonë se skanimi i irisit të syrit mund të përfshihet në Galaxy S5

Publikuar , 13 Janar 2014
0
Ekzekutivët e Samsungut thonë se skanimi i irisit të syrit mund të përfshihet në Galaxy S5

eyeball-close-up-100224539-largeNdoshta duke marrë shkas nga teknologjia e skanimit të gjurmëve të gishtave nga Apple në iPhone 5S, Samsung mund të përfshijë në smartfonin e radhës, Galaxy S5, teknologjinë e skanimit të irisit të syrit.

Prej javësh qarkullojnë thashetheme mbi një opsion të tillë në S5, megjithatë, asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë kompania deri në momentin që Lee Young Hee, ekzekutiv në Samsung, e hodhi fjalën gjatë një interviste në CES 2014. “Ka shumë njerëz që e presin me kërshëri teknologjinë e skanimit të irisit. Nuk mund të themi realisht nëse do të jetë apo jo në S5,” tha Lee për Bloomberg.

Samsung ka eksperimentuar me teknologjinë e syrit në S4, ku ishte përfshirë një opsion për gjurmimin e syrit. Kjo karakteristikë bën që faqja të kalojë më poshtë teksa sheh fundin e ekranit në një uebfaqe.

Gjithashtu ajo është në gjendje që ta ndalojë përkohësisht një video nëse ju nuk po e shihni më ekranin. Edhe kjo veçori, për skanimin e irisit, mund të përdoret për të identifikuar përdoruesit. Megjithatë, ashtu si edhe në teknologjinë e iPhone 5S për skanimin e gjurmëve të gishtave, edhe në rastin e skanimit të irisit të syrit mund të ngrihen çështje të forta privatësie.

Lee shtoi gjithashtu se me Galaxy S5 do të ketë një ekran dhe mbështjellë të reja për pajisjen. Shumë kritikë, tha ai, përfshirë edhe vetë kompaninë patën përshtypjen se S4 ishte shumë e ngjashme me S3 në aspektin e jashtëm.

Së bashku me S4, Samsung do të hedhë në treg edhe një orë smart të re Galaxy Gear. Të dyja pajisjet do të lançohen në pranverë, në muajin mars ose prill. S4 u prezantua vitin e kaluar në 14 mars, ndërsa S3 është prezantuar në 3 maj 2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung lavdëron baterinë, memorien dhe performancën e lartë të Note 9

Lajmet e fundit>