Biznes

Ekzekutivi i Apple Tim Cook shpërblehet me 750 milionë dollarë nga kompania

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Gusht 2021
Kompania pas iPhone, iPad dhe MacBook sot vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë. Vitin e kaluar Cook ra dakord për një angazhim tek Apple që do të shkonte deri në 2026. Ekzekutivi i Apple Tim Cook shpërblehet me 750 milionë dollarë nga kompania

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka marrë shpërblim prej mëse 5 milionë aksionesh në gjigantin e teknologjisë gjatë 10 viteve në drejtim të kompanisë.

Një raport i depozituar nga kompania pranë autoriteteve Amerikane tregon se Cook ka shitur pjesën më të madhe të aksioneve për 750 milionë dollarë.

Shpërblimi i tij varej nga performanca e aksioneve të Apple krahasuar me kompanitë e tjera në indeksin S&P 500.

Cook përfitoi shpërblimin sesa aksionet e kompanisë ishin rritur me 191.83% në tre vitet e fundit. Gjithashtu vlera e aksioneve ishte rritur me 1,200% që kur ai mori drejtimin e Apple më 24 Gusht 2011.

Kompania pas iPhone, iPad dhe MacBook sot vlerësohet me 2.5 trilionë dollarë. Vitin e kaluar Cook ra dakord për një angazhim tek Apple që do të shkonte deri në 2026.

Sipas Bloomberg sot ai ka një pasuri prej 1.5 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 gabime që nuk duhen bërë kur investoni në kriptomonedha