Biznes

Ekzekutivi i ri i FTX mund të nxjerrë bursën nga falimenti

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Janar 2023
Më herë Ray kishte folur ashpër ndaj bursës dhe mënyrës sesi ishte drejtuar duke thënë se nuk kishte parë asnjëherë një dështim të këtyre përmasave të kontrolleve korporative. Ekzekutivi i ri i FTX mund të nxjerrë bursën nga falimenti

Ekzekutiv i ri i bursës së falimentuar të kriptomonedhave John Ray po përpiqet të ringjallë platformën. Ai tha për Wall Street Journal se ka ngritur një task force për të eksploruar rifillimin e FTX.com për të rikuperuar më shumë vlerë për njerëzit që humbën paratë e tyre.

Një vit më parë FTX vlerësohej me 32 miliardë dollarë, por në Nëntor shpalli falimentin nën Kapitullin 11 të ligjeve financiare Amerikane.

Përllogaritet se 8 miliardë dollarë mungojnë. Themeluesi dhe ish shefi ekzekutiv i kompanisë Sam Bankman-Fried është akuzuar për mashtrimin e konsumatorëve dhe investitorët dhe përdorur paratë e tyre për të paguar borxhet e kompanisë së tij Alameda Research.

Fati i fondeve të konsumatorëve mbetet ende i paqartë. Ray tha se po eksploronte idenë e ringritjes së platformës në vend që likuidimit të të gjitha aseteve apo shitjes së saj sipas raportit të WSJ.

Më herë Ray kishte folur ashpër ndaj bursës dhe mënyrës sesi ishte drejtuar duke thënë se nuk kishte parë asnjëherë një dështim të këtyre përmasave të kontrolleve korporative.

Ai tha se ajo që kishte gjetur kur mori drejtimin e FTX ishte e paprecedent në 40 vite karrierë të tij i cili ka mbikëqyrur edhe falimentin e gjigantit Amerikan të energjisë Enron.

Kolapsi i bursës ishte një prej zhvillimeve kryesore të asaj çfarë është quajtur si dimri kripto. Goditja e parë edhi në Maj kur Terra Luna dhe TerraUSD në pronësi të Terraform Labs kolapsuan.

400 miliardë dollarë u zhdukën nga tregu ndërsa nga Shtatori Interpoli kishte lëshuar një udhër arresti për themeluesin Do Kwon.

Kolapsi i FTX ishte goditja e dytë e rëndë që ju dha këtij tregu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Versioni i fundit i Firefox hap uebsajtet vetëm në HTTPS