Blog

Ekzistojnë 7.8 miliardë karta SIM në botë

Sep 21 2018
0 Shpërndarje
Sipas një raporti të fundit të Ericsson për mobilitetin, në botë numërohen 7,8 miliardë SIM, ose më shumë se numri i njerëzve që jetojnë në tokë. Ekzistojnë 7.8 miliardë karta SIM në botë

Kartat SIM mbushën 27 vjeç dhe tashmë numri i tyre është më i madh se njerëzit që jetojnë në të gjithë planetin.

Sipas një raporti të fundit të Ericsson për mobilitetin, në botë numërohen 7,8 miliardë SIM, ose më shumë se numri i njerëzve që jetojnë në tokë. Rritja duket se nuk do të ndalet, përkundrazi në pak vite do të përshpejtohet me teknologjinë 5G shkruan Monitor.

Për tremujorin e dytë të vitit 2018, sipas raportit, numri i përdoruesve të telefonisë mobile është 5,4 mld, të cilët rriten me 2% çdo vit. Në Mobility Report shkruhet ndër të tjera se janë shitur 345 milionë celularë, nga të cilët 15% nuk janë smartphone.

Trafiku i të dhënave nga pajisjet mobile është rritur me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Rritja ka ardhur për shkak të rritjes së përdorimit të SIM që lidhen me një smartphone, ofertave me më shumë gigabyte internet në dispozicion dhe mundësisë për të parë video me cilësi më të lartë.

Numri i abonentëve me bandë të gjerë ka arritur 5,5 miliardë, me një rritje prej 15% falë dhe zgjerimit të papritur që po ndodh në tregun aziatik, me Kinën në krye dhe Indinë.

Lajmet e fundit>