Biznes

El Salvadori blen miliona dollarë në Bitcoin përpara adoptimit si monedhë zyrtare

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2021
El Salvadori shpreson se me përdorimin e bitcoin si monedhë zyrtare, do të joshë investime të reja në vend. El Salvadori blen miliona dollarë në Bitcoin përpara adoptimit si monedhë zyrtare

El Salvador ka filluar instalimin e ATM të bitcoin kudo në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të konvertojnë dollarët e tyre Amerikanë në bitcoin ndërsa qeveria ka krijuar një fond prej 150 milionë dollarësh për të mbështetur konvertimet.

Sot presidenti i vendit Nayib Bukele në rrjetin social Twitter tha se El Salvadori ka blerë 400 bitcoinët e parë. Bazuar në vlerën aktuale të tregut, këta bitcoin kapin shifrën e 20 milionë dollarëve.

Ndërsa Bukele tha se vendi ka planifikuar të blejnë shumë më tepër. Adoptimi i kriptomonedhës do të nxitet edhe përmes shpërblimeve. Kushdo që përdor portofolin shtetëror të bitcoin dhe regjistrohet me një mjet identifikimi, do të përfitojë 30 dollarë në bitcoin.

Ndërsa bizneseve do tu kërkohet të pranojnë monedhën dixhitale njëlloj si valutën për të blerë sende dhe shërbime. Ndërsa autoritetet shtetërore do ta pranojë si pagesë për taksat.

40 vjeçari në pushtet Bukele beson se me bitcoin njerëzit do të përfshihen më tepër në sistemin financiar duke tkurrur ekonominë e zezë dhe bërë më të lehtë dërgimin e remitancave. El Salvadori bashkëpunoi me kompaninë e pagesave dixhitale Strike për të ndërtuar logjistikën.

El Salvadori shpreson se me përdorimin e bitcoin si monedhë zyrtare, do të joshë investime të reja në vend.

Një lëvizje në rritje në median social i bën thirrje njerëzve të blejnë sasi të vogla bitcoin si mbështetje ndaj planit të El Salvadorit për ta bërë monedhë zyrtare.

Përdoruesit në platforma si Twitter dhe Reddit po diskutojnë planet për të blerë 30 dollarë në bitcoin më 7 Shtator, ditën kur ligji i ri i bitcoin hyn në fuqi në El Salvador.

LEXO EDHE:  Spekulimet për një problem kritik në Bitcoin tkurrin vlerën me 11%

Aktualisht kriptomonedha më e madhe në botë këmbehet me 52,445 dollarë sipas CoinMarketCap, një rritje me afro 10% që nga java e kaluar. /PCWorld Albanian