Qeveria e El Salvadorit do të shtojë përpjekjet për adoptimin e bitcoin. CoinDesk dhe BBC News raportuan se Presidenti Nayib Bukele planifikon të ndërtojë “Qytetin e Bitcoin” ngjitur me një vullkan në Gjirin e Fonsekas mes qyteteve të La Union dhe Conchagua.
Qyteti do të ketë termocentralin e vet gjeotermik për ta ndihmuar në gërmimin e kriptomonedhave. Qyteti do të ketë formën e një monedhe.
Bukele nuk dha informacione se kur ndërtimi i këtij qyteti do të fillojë. Por ai zbuloi një bond prej 1 miliardë dollarësh ku gjysma do të prëdoret për të ndërtuar infrastruktura energjitike dhe gërmimi ndërsa pjesa tjetër për të blerë më shumë bitcoin.
Lëvizja është një rrezik i madh për një shtet me GDP prej 24.6 miliardë dollarësh në 2020. Administrata e Bukele beson se bitcoin do të nxisë rritje ekonomike, pavarësi financiare dhe të thithë investime.
Banorët e qytetit të bitcoin nuk do të paguajnë asnjë lloj takse me përjashtim të TVSH-së. /PCWorld Albanian