Blog

Eliminoni gjysmën e rezultateve të kërkimit të Google me dorezën Infinity të Thanos

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Kur ndodh kjo në vend që të eliminohet gjysma e universit, eliminohet gjysma e rezultateve të kërkimit duke balancuar me sukses internetin. Eliminoni gjysmën e rezultateve të kërkimit të Google me dorezën Infinity të Thanos

Nëse po kërkoni përmbajtje dhe informacion rreth filmit “Avengers: Endgame” derisa të keni mundësinë për të parë filmin Google ka përgatitur një surprizë të veçantë.

Mjafton të hyni në motorin e kërkimit Google.com dhe të kërkoni për emrin e antagonistit të filmit Avengers, “Thanos” dhe të klikoni dorezën “Infinity” në të djathtë të ekrani dhe do të shikoni sesi rezultatet e kërkimit kthehen në pluhur ashtu siç kthehen figurat në film në momentin kur Thanos kërcet gishtat e tij.

Doreza e Google është e pajisur me gjashtë gurët Infinity dhe kur klikoni me të, gishtat kërciten.

Kur ndodh kjo në vend që të eliminohet gjysma e universit, eliminohet gjysma e rezultateve të kërkimit duke balancuar me sukses internetin.

Sigurohuni që zëri i kompjuterit të jetë aktiv. Kjo surprizë është shtuar ditën e debutimit të filmit në teatrot në mbarë botën. Natyrisht ekziston një mënyrën për të kthyer pas çdo gjë të fshirë. Klikoni përsëri mbi dorezën dhe guri Infinity i kohës do të rikthejë rezultatet e kërkimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Teknologjia e re do të rrisë adoptimin e ekraneve të rezolucionit të lartë

Lajmet e fundit>