Blog

Elon Musk braktis planet për shitjen e kompanisë

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Më 7 Gusht Musk tha se kishte siguruar një fond i cili siguronte shitjen për 420 dollar aksionin. Elon Musk braktis planet për shitjen e kompanisë

Aksionet e Tesla ranë me 5% pasi Elon Musk braktisi planet për shitjen e prodhuesit të shquar të makinave elektrike.

Ditën e Premte Musk tha në një postim në blog se aksionerët ekzistues të Tesla kanë kundërshtuar shitjen e kompanisë që propozoi tre javë më parë.

Më 7 Gusht Musk tha se kishte siguruar një fond i cili siguronte shitjen për 420 dollar aksionin.

Teslës i ka ngelur një kapital prej 2.78 miliardë dollarësh pas humbjes prej 718 milion dollarë në tre mujorin e dytë të 2018-ës.

Planet për shitjen e Tesla u bënë publike në Gusht. Një prej sfidave me të cilat aktualisht përballet kompania është shitja e Modelit 3, shumë kritik për të ardhmen e saj.

Analistët besojnë se një investimi i ri është i nevojshëm për të shtuar besimin e investitorëve ekzistues. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>