Biznes

Elon Musk i thotë stafit të Twitter se duhet të punojnë orë të gjata ose të largohen

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2022
Punonjësve ju tha se duhet të nënshkruajnë zotimin duke klikuar në një lidhje dhe kanë afat deri ditën e Enjte nëse duan të bëhen pjesë e “Twitter-it të ri.” Elon Musk i thotë stafit të Twitter se duhet të punojnë orë të gjata ose të largohen

Elon Musk i tha stafit të Twitter se duhet të punojnë me orë të gjata dhe intensitet ose për ndryshe të largohen prej kompanisë.

Përmes një e-mail-i dërguar stafit, pronari i ri i medias sociale tha se punonjësit duhet të pranojnë kushtet e reja nëse duan të qëndrojnë.

Ata që nuk i pranojnë do të kenë tre muaj pagesë.

Musk mësohet të ketë thënë se nëse kompania duhet të ketë sukses, do të punojnë me orë të gjata.

Punonjësve ju tha se duhet të nënshkruajnë zotimin duke klikuar në një lidhje dhe kanë afat deri ditën e Enjte nëse duan të bëhen pjesë e “Twitter-it të ri.”

Njeriu më i pasur në botë tashmë ka njoftuar se gjysma e stafit të kompanisë do të largohet, një lëvizje e cila erdhi menjëherë pas marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe për blerjen e platformës.

Musk tha se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe kompania po humbiste 4 milionë dollarë në ditë. Ai fajësoi grupet e aktivistëve të cilët po bënin presion mbi reklamuesit çka çoi edhe në rënien drastike të të ardhurave.

Dhjetëra ekzekutivë janë larguar ndërsa javën e kaluar sipërmarrësi i tha stafit të Twitter se puna nga shtëpia ka marrë fund. Ai kërkoi që të jenë në zyra për të paktën 40 orë në javë.

Sjellja e tij ka bërë që shumë reklamues të ndërpresin shpenzimet në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  NASA lançon raketën Artemis I të misionit Hënor pas disa muajsh përpjekje

Tags >

Twitter