Biznes

Elon Musk ka dashur të shesë Tesla tek Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Dhjetor 2020
“Në momentet më të vështira të Tesla, komunikova me Tim Cook për të diskutuar mundësinë e blerjes së kompanisë nga Apple. Ai refuzoi takimin,” tha Musk. Elon Musk ka dashur të shesë Tesla tek Apple

Ditën e Marte CEO i Tesla Elon Musk në një cicërimë tha se dikur kishte konsideruar shitjen e kompanisë së tij të makinave elektrike Tesla tek Apple por CEO i gjigantit të iPhone as që ishte i interesuar për një takim të tillë.

“Në momentet më të vështira të Tesla, komunikova me Tim Cook për të diskutuar mundësinë e blerjes së kompanisë nga Apple. Ai refuzoi takimin,” tha Musk.

Në 2018-ën Musk ishte shprehur se biznesi i makinave ishte ferr i vërtetë dhe se ishte duke fjetur në fabrikë në përpjekje për të adresuar probleme që kompania po përballej me prodhimi e sedanëve Model 3.

Në një rast Tesla kishte qenë vetëm 1 muaj larg nga falimentimi. Dy kompanitë, Apple dhe Tesla kanë qenë konkurrentë të egër për talentet e Luginës së Silikonit dhe më gjërë.

Në 2015-ën ai kishte thënë se Apple është varreza e Tesla. Nëse nuk arrini sukses tek Tesla, shkoni dhe punoni tek Apple. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin kalon 60 mijë dollarët

Tags >

Tesla