Lajmet

Elon Musk kalon Gates për nga pasuria

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Nëntor 2020
0
Nëse vlera e aksioneve të Tesla vijon të rritet, Musk mund të bëhet njeriu më i pasur në botë. Elon Musk kalon Gates për nga pasuria

Elon Musk ka parakaluar Bill Gates për tu bërë njeriu i dytë më i pasur në botë vetëm pak pasi kaloi edhe themeluesin e Facebook Mark Zuckerberg.

Nxitur nga rritja e aksioneve të Tesla, 49 vjeçari shikoi pasurinë e tij të rritej me 7.2 miliardë dollarë në 127.9 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Bosi i kompanisë së makinave elektrike tashmë qëndron pas shefit të Amazon Jeff Bezos për nga pasuria. Nëse vlera e aksioneve të Tesla vijon të rritet, Musk mund të bëhet njeriu më i pasur në botë.

Tesla është prodhuesi i automjeteve me vlerën më të madhe në treg. Gates i cili themeloi Microsoft ka qenë njeriu më i pasur në botë për vite me radhë derisa u zëvendësua nga Jeff Bezos. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google prezanton aplikacionin e ri të fotografive