Biznes

Elon Musk: Po punoj nga mëngjesi në mbrëmje 7 ditë të javës

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Nëntor 2022
Në konferencë tha se eksplorimi i hapësirës duhet të mbetet një prioritet në mënyrë që të kuptojmë natyrën e universit dhe vendin që na takon në të. Elon Musk: Po punoj nga mëngjesi në mbrëmje 7 ditë të javës

Miliarderi Elon Musk tha ditën e Hënë se po punonte si asnjëherë më parë nga mëngjesi në mbrëmje për 7 ditë në javë kur u pyet për blerjen e fundit të rrjetit social Twitter dhe drejtimin e kompanisë Tesla.

“Që kam pafundësisht punë mbi tavolinën time, kjo është e sigurte,” tha Musk në një konferencë biznesi organizuar në kuadër të Samitit të G20-ës.

Musk është shef ekzekutiv i të dy kompanive si dhe drejton kompaninë hapësinore SpaceX, startupin Neuralink dhe the Boring Company.

Përmes një video klipi veshur me një këmishë të dërguar nga organizatorët dhe ndriçuar nga qirinj, ai shpjegoi se po fliste nga një vend që ishte ndërprerë elektriciteti për momentin.

Investitorët e Tesla janë të shqetësuar se menaxheri mund të shpërqendrohet nga blerja e fundit Twitter në momente kritike për prodhuesin e makinave elektrike.

Që nga muaji Prill aksionet e Tesla janë përgjysmuar sidomos që nga momenti që nisi saga e Twitter.

Javën e kaluar ai shiti 4 miliardë dollarë aksione në Tesla duke e sjellë atë në 20 miliardë dollarë të shitura vetëm gjatë këtij viti.

Në konferencë tha se eksplorimi i hapësirës duhet të mbetet një prioritet në mënyrë që të kuptojmë natyrën e universit dhe vendin që na takon në të.

“Mbase do të gjejmë një civilizim jashtëtokësor ose civilizime që kanë ekzistuar miliona vite më parë dhe të gjejmë rrënojat e tyre. Mendoj se do të ishte interesante,” tha Ai. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 14 Pro: 15% më shumë fuqi procesorike dhe 30% grafike