Harduer

Elon Musk premton një makinë Tesla me çmim të përballueshëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2020
0
Lajmi kryesor ishin bateritë e reja më të mëdha në formë cilindrike. Këto bateri duhet të ofrojnë 5 herë më shumë energji sipas Musk, 6 herë më shumë fuqi dhe 16% më shumë distancë. Elon Musk premton një makinë Tesla me çmim të përballueshëm

Themeluesi i Tesla Elon Musk prezantoi një teknologji të re e cila do ti bëjë bateritë Tesla më pak të kushtueshme dhe më të fuqishme.

Në një prezantim live ai hodhi mundësinë e një makine Tesla plotësisht autonome me çmim prej 25 mijë dollarë në pas tre vitesh.

“Ka qenë ëndrra jonë gjithnjë për të prodhuar një makinë elektrike me kosto të përballueshme,” tha Ai.

Lajmi kryesor ishin bateritë e reja më të mëdha në formë cilindrike. Këto bateri duhet të ofrojnë 5 herë më shumë energji sipas Musk, 6 herë më shumë fuqi dhe 16% më shumë distancë.

Por teknologjisë do ti duhen vite deri në implementim. Tesla thotë se do të integrojë bateritë në atë formë që të jetë pjesë e strukturës së makinës duke reduktuar peshën e saj.

Musk tha se përveç blerjes së baterive nga LG Chem dhe Panasonic, kompania do të fillojë ti prodhojë vetë. Vitin e kaluar bateritë nga Panasonic shfaqën probleme tek Model 3.

Tesla aktualisht është prodhuesi më me vlerë në botë i makinave pavarësisht kritikave ndaj Musk se shumë prej pretendimeve të tij janë ekzagjeruar. Ai ka thënë se deri në fund të vitit do të kemi një makinë plotësisht autonome nga Tesla. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Platforma e re e ALSE. Jep të dhëna ditore për fondet e investimit dhe pensioneve