Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk shiti afro 5 miliardë dollarë aksione në kompaninë e tij të makinave elektrike.
Vendimi për të shitur aksionet vjen pak ditë pasi pyeti 63 milionë ndjekësit në Twitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve ose jo në Tesla.
Aksionet e kompanisë ranë me 16% menjëherë pas publikimit të anketës në Tesla rezultatet e së cilës favorizonin shitjen e aksioneve.
Tesla është prodhuesi më i madh në botë i makinave elektrike me vlerë tregu prej mëse 1 trilionë dollarë.
Musk shiti afro 3.6 milionë aksione me vlerë 4 miliardë dollarë. Më pas shiti edhe 934 mijë aksione të tjera me vlerë 1.1 miliardë dollarë.
Shitjet e aksioneve janë afro 3% e atyre që ai posedon në Tesla por nuk tregoi nëse ka të bëjë me rezultatet e anketës. /PCWorld Albanian