Biznes

Elon Musk thotë se Apple e ka kërcënuar me largimin e Twitter nga App Store

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2022
Phil Schiller, ish shefi i marketingut që mbikëqyrje procesin e vlerësimit të aplikacioneve, së fundi fshiu llogarinë e tij në Twitter pasi Musk mori drejtimin. Elon Musk thotë se Apple e ka kërcënuar me largimin e Twitter nga App Store

Ditën e Hënë Elon Musk tha se Apple ka kërcënuar Twitter me largimin nga App Store, një lëvizje e cila mund të ketë efekt shkatërrues për kompaninë që Musk sapo e bleu për 44 miliardë dollarë.

“Apple gjithshtu ka kërcënuar me bllokimin e Twitter në App Store, por nuk na thotë arsyen pse,” tha Musk në disa prej cicërimave të tij ditën e Hënë duke vënë në shënjestër Apple dhe CEO-n e saj, lëvizje të cilat mund të cënojnë biznesin e Twitter.

Në një cicërimë tjetër Musk pretendoi se Apple ka ndërprerë reklamimin në Twitter. “A e urrejnë ata lirinë e shprehjes në Amerikë?” tha ai, duke ju referuar dëshirës së tij të hershme për promovimin e lirisë së shprehjes në platformë.

“Çfarë po ndodh këtu [Apple CEO Tim Cook]?” vijoi Musk në një cicërimë tjetër. Ai gjithashtu kritikoi Apple duke thënë se përfshihet në censurë dhe merr 30% komision nga zhvilluesit e aplikacioneve që të listohen në Ap Store.

Stuhia e cicërimave thekson marrëdhënien e acaruar mes Musk dhe Apple ku së bashku me Google shërbejnë si rojtarët e aplikacioneve mobile. Përpara se të merrte Twitterin nën kontroll, CEO i Tesla kishte thënë se kompania ishte në vështirësi dhe ai kishte konsideruar shitjen e saj tek Apple por që Cook kishte refuzuar një takim asokohe.

Largimi nga App Store, ose dyqani i aplikacioneve të Google, do të kishte pasoja shkatërruese për biznesin e Twitter i cili edhe në këtë moment po vuan me humbjen e reklamuesve pas blerjes nga Musk.

Edhe pse Apple nuk komentoi qëndrimet e Musk, në të kaluarën ka treguar se ka vullnet për të hequr aplikacione nga dyqani i saj App Store lidhur me shqetësimet për moderimin e përmbajtjeve të dmshme.

LEXO EDHE:  Probleme të reja për Elon Musk ndërsa qindra punonjës japin dorëheqjen nga Twitter

Në Janar të 2021 Apple hoqi Parler, një aplikacion popullor mes konservatorëve pas sulmit në US Capitol. Parler u rikthyer në App Store tre muaj më vonë pasi përditësoi politikat e saj të moderimit.

Phil Schiller, ish shefi i marketingut që mbikëqyrje procesin e vlerësimit të aplikacioneve, së fundi fshiu llogarinë e tij në Twitter pasi Musk mori drejtimin.

Janë dy arsye pse Apple mund të vendosë kundër Twitter:

  • Apple ju kërkon aplikacioneve me përmbajtje të gjeneruara nga përdoruesi si Twitter, të kenë sisteme të fuqishme të moderimit të përmbajtjeve. Mungesa e moderimit të përmbajtjeve ishte arsyeja pse Apple bllokoi Parler në 2020. Musk me largimet e fundit ka tkurrur ndjeshëm ekipet e moderimit.
  • Apple kërkon tarifa mes 15% deri në 30% për blerjet brenda aplikacioneve. Kur Epic Games vendosi një sistem për të anashkaluar këto tarifa, Apple e largoi nga App Store. Nëse Twitter bën lëvizje të ngjashme, mund të detyrojë Apple të reagojë.

Janë punonjës të Apple ata që vlerëson aplikacionet dhe çdo përditësim që vjen në platformë. Zakonisht këta vlerësues dërgojnë përgjigje të shkurtra duke theksuar probleme me aplikacionet dhe kushtet që duhet të plotësojnë.

/PCWorld Albanian

Tags >

Twitter