Blog

Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale do ta tejkalojë njeriun në çdo drejtim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Gusht 2019
0
Ai foli sesi në të ardhmen teknologjia e Neuralink, një startup që ai e themeloi, mund tu japë njerëzve një mbështetje për të rritur aftësitë e tyre në fusha të caktuara. Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale do ta tejkalojë njeriun në çdo drejtim

CEO i Tesla Elon Musk tha ditën e Mërkure se kompjuterët do të bëhen më inteligjentë sesa njerëzit në më shumë sfera dhe trendi do të vijojë.

“Ne do të mbetemi pas, shumë larg në çdo drejtim. Jua garantoj,” tha Musk gjatë një interviste me Jack Ma, shefi e Alibaba në Konferencën Botëtore të Inteligjencës Artificiale në Shangai.

Komentet e tij vinë në një peizazh teknologjik që po evoluon çdo ditë përfshirë inteligjencën artificiale, një hapësirë që kompanitë teknologjike po e shfrytëzojnë për të përmirësuar produktet e tyre.

Musk citoi avancimet në shah dhe lojën Kineze Go si provë për avancimet e IA. “Telefoni juaj mund të shkatërrojë sot kampionin e shahut,” tha Musk për Ma.

Ai foli sesi në të ardhmen teknologjia e Neuralink, një startup që ai e themeloi, mund tu japë njerëzve një mbështetje për të rritur aftësitë e tyre në fusha të caktuara.

Kompania e tij po përpiqet të kombinojë inteligjencën artificiale me trurin e njeriut por që është ende larg.

“Gjëja e parë që duhet të kemi të qartë është se jemi shumë budallenj. Kjo sepse mund të bëjmë gjëra më inteligjente sesa vetë ne,” tha Ai.

Jack Ma kishte mendim tjetër se një kompjuter nuk mund të tejkalojë kurrë njeriut e as një mushkonjë. “Kurrë në jetën time nuk besoj që makineritë IA do të arrijnë të na kontrollojnë,” tha Ma.

Në 2015-ën Musk bashkëthemeloi OpenAI, një organizatë jofitimprurëse e përqendruar në hulumtime të IA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  5 trende teknologjike që do të ndryshojnë jetët tona në 2020

Lajmet e fundit>