Biznes

Elon Musk thotë se ka mjetet e nevojshme financiare për blerjen e Twitter

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Prill 2022
Dëshirën e Musk për të blerë Twitter e ilustron pikërisht mbështetja financiare që ai ka siguruar. Elon Musk thotë se ka mjetet e nevojshme financiare për blerjen e Twitter

Elon tha se ka akses në mjetet e nevojshme financiare për të blerë rrjetin social Twitter.

Në aplikimin e bërë pranë autoriteteve Amerikane, ai thotë se ka siguruar financimin prej 46.5 miliardë dollarë për të marrë nën kontroll të gjitha aksionet e Twitter.

Për të parandaluar blerjen e Twitter nga Musk, bordi drejtues filloi implementimin e një plani që lejonte aksionerët të blejnë më shumë aksione nëse një palë tjetër blen më shumë se 15% të tyre pa mbështetjen e bordit.

Musk aktualisht është aksioneri më i madh në kompani me 9.2%. Ai bëri ofertën për blerjen e Twitter duke pretenduar se kërkon të mbrojë lirinë e shprehjes.

Dëshirën e Musk për të blerë Twitter e ilustron pikërisht mbështetja financiare që ai ka siguruar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tabet e File Explorer në Windows 11 pranë debutimit