Blog

Elon Musk thotë se orbita e Tokës ka hapësirë të mjaftueshme për miliarda satelitë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Dhjetor 2021
“Hapësira është shumë e madhe dhe satelitët janë mikroskopikë në krahasim me të,” tha Musk. Elon Musk thotë se orbita e Tokës ka hapësirë të mjaftueshme për miliarda satelitë

Elon Musk ka refuzuar akuzat e Kinës në Kombet e Bashkuara se projekti i tij i satelitëve të internetit Starlink po zë shumë hapësirë në orbitën e Tokës.

Miliarda satelitëve mund të qëndrojnë në orbitën e Tokës, tha ai për Financial Times.

Komentet e tij vinë pasi shefi i Agjencisë Hapësinore Evropiane tha se Musk po vendoste diktatin e tij në industrinë hapësinore komerciale.

Po këtë javë Kina u ankua se stacioni i saj hapësinor kishte qenë në rrezik përplasjeje me satelitët e Starlink dhe ishte detyruar të shmangej.

Hapësira është shumë e madhe dhe satelitët janë mikroskopikë në krahasim me të,” tha Musk.

Ai hodhi poshtë idenë se satelitët e Starlink po bëhen pengesë për industrinë dhe konkurrentët duke shtuar se ka vend mjaftueshëm për të gjithë në orbitë.

Shkencëtarët janë shprehur se ekziston nevoja e ndarjes së informacionit në lidhje me 30 mijë satelitët që sillen në orbitën e Tokës në mënyrë që të shmangen përplasjet.

Sipas Kinës më 1 Korrik dhe 21 Tetor kishte shmangur përplasjen me satelitët e Starlink. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung hap programin e testimit të Android 12 për Galaxy S21