Lajmet

Elvin Guri në krye të një fondi të ri investimesh 53 milionë euro për kompanitë në rritje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Tetor 2019
0
Klientët e fondit do të jenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që ndodhen në një fazë të përparuar zhvillimi. Elvin Guri në krye të një fondi të ri investimesh 53 milionë euro për kompanitë në rritje

Zoti Elvin Guri, investitor i Telekom Albania, dhe zoti Evgeni Angelov, ish zv/Ministër i Ekonomisë në Bullgari, janë drejtuesit e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë.

Fondi i ri është më i madhi fond investimesh në Bullgari, krijuar në sajë të 38.5 milionë eurove nga fonde publike dhe 14.2 milionë euro kapital privat.

Fondi i sapoformuar do të përfaqësojë një alternativë kundrejt kredisë bankare për bizneset. Ai do të ofrojë investime në vlerat e 4.9 milionë deri 13.7 milionë leva bullgare në formën e investimeve gjysmë-private.

Ky instrument i veçantë ndërmjet kapitalit dhe financimit të borxhit i lejon bizneset të marrin fonde pa qenë të detyruar të kalojnë një pjesë të konsideruesme të pronësisë tek investitori i ri. Megjithatë norma e interesit është më e lartë se kredia bankare, për shkak të riskut.

Investimet e fondit të Partnerëve Mezzanine Bullgarë deri në fund të 2023 duhet të jenë kryer në projekte të cilat sjellin rritje të produktivitetit dhe potencialit eksportues të biznesit bullgar. Klientët e fondit do të jenë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që ndodhen në një fazë të përparuar zhvillimi.

Cilët janë drejtuesit e fondit?

Ekipi që do të drejtojë përbëhet nga Ivan Hristanov, Evgeni Angelov, Diana Aladzhova, Eleonora Sarbova dhe Lloyd Schultz. Pjesë e ekipit është edhe River Sticks Capital, në pronësi të plotë të Elvin Gurit. Elvin Guri është investitor shqiptaro-bullgar që drejton Albania Telecom Invest, e cila zotëron Telekom Albania.

Fokusi i investimeve do të jenë industritë tradicionale dhe bizneset e fokusuara tek eksportet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Biznesmeni që bleu Telekom Albania nxjerr në shitje investimin e tij më të madh

Lajmet e fundit>