Lajmet

Emri i koduar i Android 13 do të jetë një ëmbëlsirë Italiane

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Korrik 2021
Deri në Android 10, çdo version i sistemit operativ të Google kishte një numër versioni dhe një emër ëmbëlsire. Emri i koduar i Android 13 do të jetë një ëmbëlsirë Italiane

Tiramisu është një prej ëmbëlsirave më të shijshme Italiane por mund të jetë edhe emri i koduar i versionit të ardhshëm Android.

Është hera e parë që flitet për emrin e koduar të Android 13 që do të debutojë vitin e ardhshëm. Deri në Android 10, çdo version i sistemit operativ të Google kishte një numër versioni dhe një emër ëmbëlsire.

Android 4 ishte Ice Cream Sandwich, 4.1 ishte Jelly Bean, 4.4 ishte KiKat e kështu me radhë. Por me Android 10 Google u distancua nga ëmbëlsirat dhe vendosi ti referohej thjeshtë me numra.

Por brenda kompanisë Google vazhdon të përdor emërtimet e ëmbëlsirave për çdo version të ri Android. Quince Tart ishte Android 10, Red Velvet Cake ishte Android 11 dhe Snow Cone është versioni Android 12 aktualisht në punim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatorët celularë, fitimet mbeten të ulëta