Lajmet

Emri i Microsoft më i përdorur nga hakerët për të kryer sulme kibernetike

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Tetor 2020
0
Një raport ka zbuluar se mashtruesit po imitojnë Microsoft më shumë se asnjë kompani tjetër për të përfituar nga viktimat e tyre. Emri i Microsoft më i përdorur nga hakerët për të kryer sulme kibernetike

Që një sulm phishing të funksionojë, një haker duhet të shtiret si një person apo kompani e profilit të lartë nëse dëshiron të bindë viktimën për dorëzimin e detajeve.

Një raport ka zbuluar se mashtruesit po imitojnë Microsoft më shumë se asnjë kompani tjetër për të përfituar nga viktimat e tyre.

Lajmi erdhi nga firma e sigurisë kibernetike Check Point. Kompania bëri një anketë për të parë se cilat janë kompanitë që imitohen më së shumti në sulmet phishing.

Në tre mujorin e tretë të 2020-ës ishte Microsoft ku në 19% të rasteve me sulme phishing shfaqej emri i kompanisë. Kjo e vendos Microsoft në vendin e parë nga vendi i 5-të që ishte në tre mujorin e dytë të 2020-ës.

Në vendin e dytë ishte gjiganti i logjistikës DHL me 9% të rasteve, ndjekur nga Google me 9%, PayPal me 6% dhe Netflix me 6%. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sot hyn në fuqi leje dalja në e-Albania për ata që lëvizin gjatë orarit 22:00-06:00