Blog

Ende pa u zbatuar 5G-ja Trump kërkon 6G-në

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Shkurt 2019
0
Në një cicërimë të dytë Trump thoshte se 5G dhe 6G janë e ardhmja. Më pas vijoi duke thënë se ai dëshiron që SHBA të fitojë me konkurrencë të ndershme dhe jo përmes bllokimit të teknologjive më të avancuara. Ende pa u zbatuar 5G-ja Trump kërkon 6G-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërkoi ditën e Enjte nga operatorët celular vendos të implementojnë jo vetëm 5G-në por edhe 6G-në sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kështu ai injoron faktin se teknologjia 6G në të vërtetë nuk ekziston ende.

“Dua që 5G e madje edhe 6G-ja të bëhet realitet sa më shpejtë SHBA,” shkruante Trump në rrjetin social Twitter. “Është një teknologji më e fuqishme, më e shpejtë dhe më inteligjente sesa standardi që kemi. Kompanitë Amerikane duhet të shtojnë përpjekjet ose të ngelen pas,” shkruante Trump.

Në një cicërimë të dytë Trump thoshte se 5G dhe 6G janë e ardhmja. Më pas vijoi duke thënë se ai dëshiron që SHBA të fitojë me konkurrencë të ndershme dhe jo përmes bllokimit të teknologjive më të avancuara.

“Ne duhet të jemi gjithnjë lideri në çfarëdo që bëjmë sidomos kur flitet për botën emocionuese të teknologjisë!” përfundoi Trump.

5G padyshim po vjen foli apo nuk foli për të Presidenti Trump. Por sot ende ka më shumë publicitet sesa realisht 5G.

Sa për 6G do të na duhet të presim pak kohë. Teknologji nuk dihet nëse ka hyrë ende në fazën e saj embrionale. Aktualisht ITU-ja ka nisur një studim për mënyrën sesi 6G do të ngjajë dhe për çfarë qëllimesh do të përdoret. Do të na duhet të presim 10 vite përpara se standardi i parë 6G të aprovohet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Tags >

5G
Lajmet e fundit>