Intervista

Erdin Hastor premton prezantim produktesh të Panasonic edhe në Kosovë

Publikuar , 16 Nëntor 2010
0
Erdin Hastor premton prezantim produktesh të Panasonic edhe në Kosovë

PCWA: Na thoni disa fjalë rreth evenimentit?

Erdin:
Ne jemi këtu qe tre vite. Çdo vit një apo dy herë ne tentojmë të bëjmë kontakt direkt me njerëzit që punojnë këtu, shitësit tanë, kompanitë që nuk shesin Panasonic, media dhe madje edhe disa njerëz që pëlqejnë teknologjitë e reja të cilët vijnë dhe vizitojnë “trad show-in” tonë. E quajmë Trade Show sepse ne dëshirojmë që njerëzit që vijnë këtu të përjetojnë produktet e Panasonic, ti prekin ato, ti provojnë ato, etj. Ne do të dëshironim të evitojmë këto lloj prezantimesh por për fat të keq për shkak të motit të keq, ura tek Hani i Hotit u mbyll dhe kamioni ynë mbeti në Mal të Zi.  Ne kishim një kamion të mbushur me produkte që është dashur të jetë prezantuar këtu sot. Por për fat të keq ne pothuajse anuluam ngjarjen, por falë partnerëve këtu në Shqipëri, ne arritëm që t’i gjejmë disa prej produkteve për të shfaqur gjërat kryesore para të gjithëve. Pra në fund ne nuk anuluam asgjë dhe mbajtëm të hapur “Trade Show-in” tonë, për shkak se dihet që javën e ardhshme është Bajram ( 16 nëntor), dhe padyshim që kjo do të binte në kundërshtim planin dhe orarin që kemi ne në mendje dhe natyrisht vizitorët tanë. Kjo dhe disa arsye tjera na kanë shtyrë që të takohemi gjatë ditës së djeshme (10 nëntor) dhe të vendosim për mbajtjen e evenimentit.

PCWA: Çka dallon prezantimi i këtij viti prej vitit të kaluar? 

Erdin: Ne tentojmë vazhdimisht koncepte të ndryshme. Kjo që ishte këtu në Shqipëri ishte në fakt një koncept i ri për këtë vit. Ne kishim dy kamion të gatshëm në lëvizje. Njëri po shkonte drejt Hungarisë, pastaj në Slloveni, Kroaci dhe deri në Bosnje. Tjetri kamion shkonte prej Bullgarisë, drejt Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe në fund ishte dashur të jetë në Shqipëri. Pra ne krijuam dy ekipe dhe kjo na ka mundësuar që në disa trade show të bëjmë edhe lidhje direkte përmes Skype, dhe në këtë mënyrë për shembull ne kishim një trade show në Shkup dhe përmes Skype ne bëmë një lidhje direkte me kolegët tanë në Zagreb. Kjo ishte një lloj prezantimi i drejtpërsëdrejt prej dy pikave. Për fat të keq, pasi që jam përgjegjës për katër shtete, Bosnje, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, prezantimi i parafundit para këtij në Tiranë, ishte në Bosnje ditën e hënë dhe më është dashur që të udhëtojë me shpejtësi këtu për të bërë gjithashtu prezantimin në Shqipëri, por pa marrë parasysh ne do të lidhemi me zyrën tonë dhe do të bisedojmë me asistenten time apo me këdo tjetër, dhe në këtë mënyrë do të bëjmë “live” demonstrim. Normalisht kjo nënkupton që ka njerëz që shkojnë në të njëjtën konferencë dhe që shikojnë të njëjtat produkte, por që janë në lokacione të ndryshme.

PCWA: Kjo tingëllon mjaft mirë, por pasi përmendët dy kamion që udhëtojnë prej një shteti në një shtet, pse u anashkalua Kosova?

Erdin: Në rend të parë, nuk mund të thuhet se është anashkaluar. Deri sot ne kemi pasur dy partnerë me të cilët kemi punuar atje e të cilët janë Gama Electronics dhe ELKOS, dhe ne jemi duke u përmirësuar në shitje jashtëzakonisht shumë, kështu që mund të them se jam shumë i kënaqur me të dy partnerët. Por për shkak të njohjes së Kosovës si shtet dhe ndryshimeve të fundit, neve na ka dal një problem me doganat. BE-ja nuk ka kompletuar procedurat.

LEXO EDHE:  Meridian Miftari: Intervistë me Cyber Security e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

PCWA: Pra është një çështje politike?

Erdin: Jo nuk është çështje politike. Unë kam dashur të depërtojë edhe në Kosovë. Kur më është thënë që duhet të punësojë një person të ri në zyrën time i cili do të punojë rreth këtij regjioni, unë kam thënë se ai duhet të jetë me nacionalitet shqiptar. Ata pothuajse punësuan një person që ishte Maqedonas. Atëherë unë thash në rregull pra na duhet një person nga Maqedonia por ai duhet të jetë me nacionalitet Shqiptar. Dhe një farë mënyrë për shkak regjioni i Kosovës dhe Shqipërisë janë të rëndësishme për ne, vazhdimisht po tentohet që të bëhen zhvillime të mëtutjeshme në këto tregje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm, procedurat në dogana do të thjeshtësohen dhe të jemi prezentë edhe atje. Ka gjasa që në pranverë të kemi një prezantim edhe në Kosovë. Ky është synimi im! Por siç e thashë varet nga procedurat në dogana.

PCWA: T’i kthehemi evenimentit këtu. Si po ju duket pjesëmarrja?

Erdin: Jam mjaft i befasuar për shkak se moti është shumë i keq gjatë këtyre ditëve, dhe pavarësisht kësaj grupi i parë kishte gati 75 njerëz, e krahasuar me vitin e kaluar që kishim në total rreth 100, besoj që këtë vit duke përfshirë edhe grupin e dytë të arrijmë në rreth 130 – 140. Mund ta them lirisht se është pjesëmarrje shumë e mirë, dhe jam shumë i kënaqur. Ta them të drejtën, Shqipëria ende nuk ka distribucion të përfaqësuar të Panasonic, por gjatë katër muajve të fundit gjërat kanë filluar të lëvizin. Ne filluam me distribucionin drejtpërsëdrejti me Neptun dhe me Globe, dhe mund të themi se ka lëvizje të qarta në treg. Edhe një herë ritheksoj se duke sjellë prezantime të këtilla dhe produkte të këtilla tek shqiptarët, të cilët mund t’i shikojnë dhe testojnë ato, mund të arrijmë tek secili konsumatorë dhe tu tregojmë superioritetin e produkteve të Panasonic.

PCWA: A po ndieni ndonjë lloj presioni nga konkurrenca, qoftë në Shqipëri apo Kosovë?

Erdin: Konkurrenca është në çdo anë. Mos më keqkuptoni. Panasonic nuk është brendi më i lirë në treg dhe kurrë nuk do të jetë. Por ai ka disa prej produkteve më të mira në kategori të ndryshme, në veçanti në kategorinë e televizorëve. Televizori më i mirë që mund të blihet është ai nga Panasonic. E madje edhe nëse shikojmë para 4 vite, ky fakt ishte i njëjtë. Pra kjo është rruga që ndjekim: Zhvillim i ngadalshëm por i qëndrueshëm i tregjeve. Gjatë 3 apo 4 viteve të fundit ne dyfishuam aksionet tona në tërë tregun e elektronikës konsumuese (CE) të Evropës.  Ishim 6% e tani jemi 12%, në CE. Ne shkurtë thënë dëshirojmë të ndërtojmë një shtëpi, ku secili kat vendos një pas një.

PCWA: Çfarë thotë qendra e Panasonic rreth shteteve në zhvillim e sipër? Këtë vit në përgjithësi u pa se kompani të mëdha po investojnë në shtetet në zhvillim e sipër, në të cilat hynë edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, etj. Cilat janë reagimet e tyre në këtë aspekt?

Erdin: Panasonic natyrisht është i interesuar për investim në këto vende. Vitin e kaluar unë u bëra përgjegjës edhe për Kosovën, pastaj mora iniciativën për të sjellë disa rezultate në Shqipëri, dhe si rezultat Qendra njohu vullnetin tim dhe ofroi mundësinë për të bërë diçka në këto tregje dhe ne jemi natyrisht shumë të fokusuar në to. Në anën tjetër Panasonic nuk është një kompani që së pari investon dhe më pas shikon se çfarë do të ndodh. Panasonic është një kompani që përcjellë zhvillimet dhe vazhdimisht rezultatet nga tregu, dhe më pas investon në tregje. Padyshim unë mund të them se për herë të parë Panasonic investoi këtë vit në mediat e Kosovës. Kjo ndodhi në bazë të rezultateve që ne kemi arritur së bashku. Kur them së bashku, e kam fjalën për Panasonic nga njëra anë dhe nga shitësit në anën tjetër. Dhe natyrisht duhet përfshirë këtu edhe blerësit që kanë njohur superioritetin e Panasonic në treg. Pra ndodhi që të kemi mbulesa mediale, reklama në TV si dhe në revista, përmes të cilave Panasonic u bë më prezent në tregun e Kosovës. Kjo është një shenjë e qartë se ndiçka pozitive po del edhe nga ana jonë.



PCWA: Çfarë mentaliteti ka blerësi në regjionin e Ballkanit?

Erdin: Si në Bosnje, Kosovë apo edhe Shqipëri, kemi të bëjmë me tregje të ndjeshme në çmime. Ne marrim vendim në bazë të të hollave që kemi në xhep e jo në ide të çmendura. Pra po blejë një 3D TV 65 inç dhe fëmijët e mi po vdesin urie në shtëpi… Por në anën tjetër, mentalitetin ynë është pothuajse i njëjtë dhe thotë se nëse do të blejë TV do ta blejë një të mirë, dhe natyrisht duhet mos lënë anash edhe atë mentalitetin se komshiu ka një TV më të mirë dhe unë dua ta kem një më të mirë. Pra kur bashkojmë këto pika, ne shohim se ka potencial të madh për produktet kualitative të Panasonic dhe këto janë ato produkte që do të bëjnë jashtëzakonisht të lumtur konsumatorët sepse produktet tona janë të llojllojshme. Për shembull këtë verë kemi lansuar një kamerë të veçantë për Skype që është e lidhur drejtpërdrejtë me TV dhe me internet. Imagjinoni sesi mblidhen familjet tek ne dhe keni parasysh se lidhjet familjare janë ende të fuqishme tek ne. Për shembull 10 njerëz janë të pranishëm në dhomë dhe kemi një thirrje nga Gjermania apo Kanada, dhe na thonë që të takohemi në Skype. Të gjithë qohen në këmbë dhe shkojnë në dhomën e vogël ku është kompjuteri dhe të gjithë pozicionojnë vetën para kamerës dhe në anën tjetër kryesori është prapa kompjuterit dhe vetëm klikon. Por të tjerët nuk janë shumë rehat dhe pas dy minutave e përshëndesin këtë punë. Tani jeni në dhomë të ndejës dhe duke shikuar TV lajme dhe në ekran del se kushëriri X po ju thërret. Të gjithë familjarët qëndrojnë ashtu siç janë, askush nuk lëviz dhe të gjithë qëndrojnë rehat dhe komunikojnë me dikë tjetër që është para një TV-je tjetër apo prapa një ueb kamere, dhe këtë gjë ata e shohin në kualitet HD. Këto janë disa gjëra që ne i shtyjmë partnerët tanë t’i prezantojnë në dyqanet e tyre, sepse këto gjëra janë në fakt shtytës të shitjeve. Sepse njerëzit ndryshojnë mendjen e blerjes kur kuptojnë se ka diçka që mund ta shfrytëzojnë shumë mirë në shtëpi. 

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

PCWA: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e revistës PCWorld Albanian?

Erdin: Kjo është një prej revistave më të mira në regjion, dhe nuk po e them vetëm unë por shumë të tjerë ma kanë thënë. Fatkeqësisht di vetëm disa pak fjalë të “shqipes” dhe për mua është shumë vështirë të lexoj revistën apo ueb faqen, dhe nuk mund të them shumë rreth asaj se çfarë po ndodh.

Juve ju përgëzojë për punën dhe më duhet ta përmendi se më parë kishim dy njerëz në eveniment të cilët kishin lexuar mesa duket lajmin në ueb faqen tuaj, se ka një prezantim këtu dhe falë jush ata ishin të informuar për të qenë këtu. Nga pikëpamja ime kjo është një shenjë e qartë se ju po ndikoni tek lexuesit.

Mesazhi im drejtuar është që të jenë të vëmendshëm rreth ndryshimeve teknologjike që po ndodhin në botë. Por gjithashtu të jenë edhe të kujdesshëm. E them këtë sepse teknologjia më e re nuk nënkupton teknologjinë më të mirë. Qartë është treguar me teknologjinë LED në krahasim me teknologjinë Plazma, ku Plazma ende fiton. Pra momentalisht asnjë teknologji nuk mund të mund Plazma-në, dhe ka gjasa që të jetë kështu edhe për një periudhë kohore… keni parasysh se e kam fjalën për dy teknologji e jo për vetë markën Panasonic. Pra lexues të PCWorld Albanian, lexoni më shumë ueb faqen, lajmet e këshillat që ofrohen para jush, dhe në anën tjetër keni kujdes rreth asaj që po ndodh në treg dhe bëni blerje në baza të trendeve të botës e natyrisht në baza të asaj që është më e mira për ju.

LEXO EDHE:  Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Nëse jeni të interesuar për më shumë imazhe nga evenimenti i Panasonic në Shqipëri atëherë shikoni këtë artikull në kuadër të PCWorld Albanian.

Lajmet e fundit>