Analiza

Eric Schmidt: Android është më i sigurt se iPhone

Publikuar , 09 Tetor 2013
0
Eric Schmidt: Android është më i sigurt se iPhone

Eric Schmidt, shefi ekzekutiv i Google, kur është ngritur çështja e Android si një platformë jo e sigurt gjatë një interviste me një prej analistëve të Gartner, ka kundërshtuar bindshëm duke thënë: “Android është më i sigurt se iPhone”.

Përdoruesit e iPhone-ëve ndjehen më të sigurt për shkak të mënyrës se si funksionon App Store.

Apple kryen kontrolle të rrepta gjatë procesit të aprovimit të aplikacioneve duke vështirësuar kështu depërtimin e aplikacioneve të dëmshme. Në qoftë se përdoruesit nuk aplikojnë jailbreak për pajisjet e tyre, App Store është i vetmi burim aplikacionesh prandaj probabiliteti që të instalohen softuere të dëmshëm është pothuajse zero.

Android funksionon ndryshe nga Apple. Në radhë të parë Google Play Store nuk zbaton kontrolle aq të rrepta sa App Store dhe përdoruesit e kanë shumë të lehtë të shkarkojnë aplikacione nga burime të tjera të ndryshme nga Play Store. Për këto dy arsye Android është cilësuar shpesh si “parajsa e maluereve”.

Megjithatë edhe kritikët kanë pranuar se edhe përdoruesit e Android nuk rrezikojnë shumë nëse instalojnë vetëm aplikacionet që ndodhen në Google Play Store pasi vetë sistemi ka të integruar një skaner malueresh të quajtur Bouncer që kontrollon automatikisht aplikacionet e reja për sjellje të dyshimta. Një prej ndryshimeve më të fundit të aplikuara nga Google është edhe lejimi i përditësimeve të aplikacioneve vetëm nëpërmjet Play Store.

Përsa i përket aplikacioneve që ndodhen jashtë Play Store, Google ka shtuar procesin “Verify apps” që i skanon ato para se të instalohen nga përdoruesi. Kjo do të thotë se edhe jashtë ekosistemit të Google kërcënimet janë minimale.

Sipas një raportimi rezulton se për çdo 1 milion aplikacione të instaluara jashtë Google Play vetëm 1200 prej tyre janë cilësuar si të dëmshëm dhe e rëndësishme është që kjo shifër ka qenë e qëndrueshme. Problemi i vetëm me Android është pamundësia e Google për të përçuar përditësimet e sigurisë direkt tek përdoruesi, megjithatë edhe për këtë gjë po punohet.

LEXO EDHE:  Ndërprerja e pazakontë që përjetuan përdoruesit e Instagram

Duke marrë parasysh gjithçka që Google bën për të siguruar sistemin nga malueret attëherë duhet të themi se fjalët e analistit të Gartner “Android nuk është i sigurt” nuk janë fort të vlefshme. (PCWorld Albanain)

android_protect_primary

Lajmet e fundit>