Lajmet

Ericsson jep parashikimin për përdorimin e teknologjisë 5G në 6 vitet e ardhshme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Nëntor 2019
0
Në një raport të publikuar ditën e Hënë, kompania tha se 5G do të realizojë 45% të trafikut global mobil në gjashtë vitet e ardhshme. Ericsson jep parashikimin për përdorimin e teknologjisë 5G në 6 vitet e ardhshme

Gjiganti Suedez i telekomunikacionit Ericsson parashikoi se interneti super i shpejtë 5G do të mbulojë 65% të popullsisë së botës deri në fund të 2025.

Në një raport të publikuar ditën e Hënë, kompania tha se 5G do të realizojë 45% të trafikut global mobil në gjashtë vitet e ardhshme.

Numri i kontratave mobile 5G do të arrijë në 2.6 miliardë dollarë deri në mesin e 2020-ës tha Ericsson ndërsa konsumi do të i të dhënave mobile do të rritet nga 7.2GB në 24GB.

Kina e cila aktivizoi rrjetin 5G në fillim të Nëntorit do të ketë 13 milionë konsumatorë deri në fund të këtij viti. Qeveria e vendit ka nisur zhvillimin e rrjetit 6G.

Në SHBA katër operatorët kanë ndezur rrjetet 5G në disa shtete por në një numër të kufizuar. Në Britani, Vodafone dhe EE po testojnë 5G.

Sipas Ericsson, rritja më e shpejtë në përdorimin e 5G do të ndodhë në Amerikën e Veriut ku 74% e kontratave mobile do të kenë akses në gjeneratën e re celulare.

Parashikimet e Ericsson vinë në një kohë SHBA i kanë bërë thirrje vendeve aleate të mos përdorin teknologjinë e numrit 1 të telekomunikacionit në botë Huawei.

Por pavarësisht kësaj gjiganti Kinez thotë se ka nënshkruar 60 kontrata për ndërtimin e rrjeteve 5G me operatorë lider në botë. Ericsson ka siguruar 76 ndërsa Nokia 50 kontrata. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzat e vjedhjes së sekreteve tregtare

Lajmet e fundit>