Lajmet

Është arritur mbulimi i të gjitha shtëpive në BE me Internet broadband

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Është arritur mbulimi i të gjitha shtëpive në BE me Internet broadband

Të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian disponojnë tashmë Internet të brezit të gjerë (broadband) në shtëpitë e tyre. Komisioni Europian është shprehur se ky qëllim është arritur para afatit të paracaktuar që ishte fundi i këtij viti.

Sipas Komisionit Europian mbulimi 100% është arritur me ndihmën e aksesit të internetit bazur tek satelitët, nëpërmjet të cilit u siguruan edhe ato shtëpi ku lidhjet me kabëll dhe rrjetet mobile nuk mund të përdoreshin. DSL, televizionet kabllore dhe linjat me fibra optike arrijnë deri në 96.1%, ndërsa rrjetet mobile arrijnë deri në 99.4%.

Neelie Kroes, zv.presidente e Komisionit Europian është shprehur: “Për ata që jetojnë në zona të izoluara, sateliti përbën një opsion të mirë për të qëndruar të lidhur në internet dhe ka të ngjarë që edhe në një të ardhme të jetë po kështu”.

Shërbimet satelitore bazë mund të sigurohen për një tarifë prej 13 $ në muaj, ndërsa shërbimet e shpejta 20 Mbps kushtojnë rreth 33$/muaj. Sipas KE ky shërbim ofrohet aktualisht nga 148 satelitë.

KE po punon gjithashtu për përshpejtimin e brezit të gjerë (broadband-it). Tani janë vendosur dy qëllime kryesore:

– Deri në vitin 2020 të mundësohet shpejtësia e shkarkimit prej të paktën 30 Mbps për të gjithë qytetarët.

– Të mundësohet shpejtësia e shkarkimit prej të paktën 100 Mbps për gjysmën e shtëpive Europiane. (PCWorld Albanian)

KA-SAT

LEXO EDHE:  Italia kërkon ndërtimin e një rrjeti broadband shtetëror

Tags >

internet
Lajmet e fundit>