Analiza

Është koha për t’ju thënë lamtumirë Windows XP-së, IE 8 dhe Office 2003

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Është koha për t’ju thënë lamtumirë Windows XP-së, IE 8 dhe Office 2003

windows-xp-645x250Mbështetja e Microsoft-it zyrtarisht ka përfundoi për dy produkte të saj: Windows XP dhe Office 2003. Si rezultat, kompania nuk do të lëshojë më përditësime të sigurisë për asnjërin nga këto dy produkte, dhe rekomandon përdoruesit të cilët akoma i përdorin të kalojnë te ato më të rejat. Microsoft mbështet produktet e saj për vite me radhë, duke pasur parasysh se kur lëshon përditësimet “Service Packs” si dhe versionet e ardhshme, Microsoft-i vendos se kur do të ndërpresë mbështetjen për një produkt të caktuar. Data 8 prill është edhe dita e fundit e mbështetjes për këto dy produkte, që do të thotë se vrimat e sigurisë që gjendet pas kësaj date nuk do të rregullohen më.

Windows XP

windows-xp-bootWindows XP u lëshua zyrtarisht më 25 tetor 2001. Ky siste, operativ pati tre përditësime madhore: Service Pack 1 (9 shtator 2002), Service Pack 2 (25 gusht 2004) dhe Service Pack 3 (21 prill, 2008). Më 14 prill 2009, Microsoft-i tërhoqi pjesërisht mbështetjen për Windows XP, që do të thotë se akoma do të kishte përditësime sigurie, por jo mbështetje teknike, apo garanci. Microsoft-i tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për produktet e sigurisë për Windows XP deri më 14 korrik 2015, por ata vazhdimisht do të paralajmërojnë përdoruesit se sistemi operativ nuk është më i sigurtë.

Shumica e produkteve të Microsoft-it kanë një mbështetje nga kompania në vetëm 10 vite, kështu që XP është një rast unik pasi u mbështet për 12 vite. Kjo u bë si rezultat i përdoruesve të shumtë të sistemit operativ i cili akoma mban 27 % të tregut. Nëse ju akoma po përdorni Windows XP, duhet të dini se s’do të ketë më përditësime të sigurisë, kështu që do t’ju duhet të kaloni në sistemet operative më të reja si Windows Vista, Windows 7, ose Windows 8. Ose ju mund të merrni një kompjuter të ri me versionin më të fundit të sistemit operativ të Microsoft, Windows 8.1.

Alternativa të tjera janë si variantet Linux, ose mbase të blini edhe një kompjuter të ri me Mac OS ose Chrome OS. Nëse ju pëlqeni sistemet operative mobile si një zëvendësim i kompjuterit tuaj, Android, iOS, Windows Phone dhe Blackberry OS janë opsionet që mund të zgjidhni, por që është e sigurtë se do t’ju duhet të blini një pajisje të re.

LEXO EDHE:  Mbyllen 1500 faqe bastesh online

Internet Explorer 8

internet-explorer-33Internet Explorer 8 u lëshua më 19 Mars 2009. Ai është shfletuesi i parazgjedhur në Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2, por gjithashtu është i disponueshëm edhe për Windows XP dhe Windows Server 2003, si dhe Windows Vista dhe Windows Server 2008. Megjithëse Internet Explorer 8 ka një mbështetje deri më 14 janar 2020, ky shfletues quhet i “vdekur” për Windows XP duke filluar nga dita e sotme.

Teksa Windows XP po fillon të “vdesë” dalëngadalë, ashtu do ndodhë edhe me Internet Explorer dhe paraardhësit e tij. Ky është versioni i fundit i shfletuesit që mund të funksionojë në sistemin operativ

antik. Dhe për këtë ai ka mbetur edhe versioni më popullor i shfletuesit për vite me radhë teksa muajin e fundit kishte 21.14 % të tregut. Nëse ju do të vazhdoni të përdorni akoma Windows XP është një lajm i mirë nga Google që thotë se do të vazhdojë të mbështesë Chrome për Windows XP deri në prillin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se Chromë është zgjedhja më e mirë për këtë platformë.

Office 2003

199290Microsoft Office 2003 u lançua më 21 tetor 2003. Ky produkt pati tre përditësime madhore: Service Pack 1 (27 korrik 2004), Service Pack 2 (27 shtator 2005), dhe Service Pack 3 (17 shtator 2007). Më 14 prill 2009, Microsoft-i tërhoqi pjesërisht mbështetjen për Office 2003, kjo e thënë ndryshe, përditësime të sigurisë do të ishin të disponueshme, por jo me garanci dhe mbështetje për produktin. Kompania ditën e djeshme tërhoqi tërësisht mbështetjen për këtë produkt. Kombinimi i Windows XP me Internet Explorer nuk do të ishte një zgjedhje e duhur, e njëjta gjë vlen edhe për Windows XP me Office 2003. Tashmë që mbështetja për Office 2003 përfundoi, Microsoft-i po shtyn përdoruesit për të blerë Office 365.

Qëllimi kryesor i Microsoft-it është të bindë përdoruesit individë dhe bizneset për të blerë suitën Office bazuar në Cloud, dhe kjo do të ndihmonte kompaninë në fjalë. Nuk ka rëndësi nëse ju merrni Office 2013 apo Office 365, e rëndësishme është të largoheni sa më parë nga Office 2003. Mesazhi për përdoruesit është: Nëse akoma po përdorni Windows XP, Internet Explorer 8 ose Office 2003, është koha për të ecur përpara dhe të largoheni nga to njëherë e mirë . (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei ka filluar prodhimin e stacioneve 5G pa teknologji Amerikane

Mbështetja e Microsoft-it zyrtarisht ka përfundoi për dy produkte të saj: Windows XP dhe Office 2003. Si rezultat, kompania nuk do të lëshojë më përditësime të sigurisë për asnjërin nga këto dy produkte, dhe rekomandon përdoruesit të cilët akoma i përdorin të kalojnë te ato më të rejat. Microsoft mbështet produktet e saj për vite me radhë, duke pasur parasysh se kur lëshon përditësimet “Service Packs” si dhe versionet e ardhshme, Microsoft-i vendos se kur do të ndërpresë mbështetjen për një produkt të caktuar. Data 8 prill është edhe dita e fundit e mbështetjes për këto dy produkte, që do të thotë se vrimat e sigurisë që gjendet pas kësaj date nuk do të rregullohen më.

Windows XP

Windows XP u lëshua zyrtarisht më 25 tetor 2001. Ky siste, operativ pati tre përditësime madhore: Service Pack 1 (9 shtator 2002), Service Pack 2 (25 gusht 2004) dhe Service Pack 3 (21 prill, 2008). Më 14 prill 2009, Microsoft-i tërhoqi pjesërisht mbështetjen për Windows XP, që do të thotë se akoma do të kishte përditësime sigurie, por jo mbështetje teknike, apo garanci. Microsoft-i tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për produktet e sigurisë për Windows XP deri më 14 korrik 2015, por ata vazhdimisht do të paralajmërojnë përdoruesit se sistemi operativ nuk është më i sigurtë.

Shumica e produkteve të Microsoft-it kanë një mbështetje nga kompania në vetëm 10 vite, kështu që XP është një rast unik pasi u mbështet për 12 vite. Kjo u bë si rezultat i përdoruesve të shumtë të sistemit operativ i cili akoma mban 27 % të tregut. Nëse ju akoma po përdorni Windows XP, duhet të dini se s’do të ketë më përditësime të sigurisë, kështu që do t’ju duhet të kaloni në sistemet operative më të reja si Windows Vista, Windows 7, ose Windows 8. Ose ju mund të merrni një kompjuter të ri me versionin më të fundit të sistemit operativ të Microsoft, Windows 8.1.

Alternativa të tjera janë si variantet Linux, ose mbase të blini edhe një kompjuter të ri me Mac OS ose Chrome OS. Nëse ju pëlqeni sistemet operative mobile si një zëvendësim i kompjuterit tuaj, Android, iOS, Windows Phone dhe Blackberry OS janë opsionet që mund të zgjidhni, por që është e sigurtë se do t’ju duhet të blini një pajisje të re.

LEXO EDHE:  Dita kur librat elektronikë të Microsoft ndaluan së funksionuari

Internet Explorer 8

Internet Explorer 8 u lëshua më 19 Mars 2009. Ai është shfletuesi i parazgjedhur në Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2, por gjithashtu është i disponueshëm edhe për Windows XP dhe Windows Server 2003, si dhe Windows Vista dhe Windows Server 2008. Megjithëse Internet Explorer 8 ka një mbështetje deri më 14 janar 2020, ky shfletues quhet i “vdekur” për Windows XP duke filluar nga dita e sotme.

Teksa Windows XP po fillon të “vdesë” dalëngadalë, ashtu do ndodhë edhe me Internet Explorer dhe paraardhësit e tij. Ky është versioni i fundit i shfletuesit që mund të funksionojë në sistemin operativ

antik. Dhe për këtë ai ka mbetur edhe versioni më popullor i shfletuesit për vite me radhë teksa muajin e fundit kishte 21.14 % të tregut. Nëse ju do të vazhdoni të përdorni akoma Windows XP është një lajm i mirë nga Google që thotë se do të vazhdojë të mbështesë Chrome për Windows XP deri në prillin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se Chromë është zgjedhja më e mirë për këtë platformë.

Office 2003

Microsoft Office 2003 u lançua më 21 tetor 2003. Ky produkt pati tre përditësime madhore: Service Pack 1 (27 korrik 2004), Service Pack 2 (27 shtator 2005), dhe Service Pack 3 (17 shtator 2007). Më 14 prill 2009, Microsoft-i tërhoqi pjesërisht mbështetjen për Office 2003, kjo e thënë ndryshe, përditësime të sigurisë do të ishin të disponueshme, por jo me garanci dhe mbështetje për produktin. Kompania ditën e djeshme tërhoqi tërësisht mbështetjen për këtë produkt. Kombinimi i Windows XP me Internet Explorer nuk do të ishte një zgjedhje e duhur, e njëjta gjë vlen edhe për Windows XP me Office 2003. Tashmë që mbështetja për Office 2003 përfundoi, Microsoft-i po shtyn përdoruesit për të blerë Office 365.

Qëllimi kryesor i Microsoft-it është të bindë përdoruesit individë dhe bizneset për të blerë suitën Office bazuar në Cloud, dhe kjo do të ndihmonte kompaninë në fjalë. Nuk ka rëndësi nëse ju merrni Office 2013 apo Office 365, e rëndësishme është të largoheni sa më parë nga Office 2003. Mesazhi për përdoruesit është: Nëse akoma po përdorni Windows XP, Internet Explorer 8 ose Office 2003, është koha për të ecur përpara dhe të largoheni nga to njëherë e mirë . (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>