Lajmet

Eskalon HELLO, mbi 31,000 shqiptarë socializohen në këtë aplikacion gjatë izolimit të koronavirusit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Mars 2020
0
Ajo çfarë e bën të veçantë këtë aplikacion është zhvillimi i tij në Kosovë dhe popullariteti brenda komuniteteve shqiptare. Popullariteti i tij mund të bëhet shkas për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e teknologjisë. Eskalon HELLO, mbi 31,000 shqiptarë socializohen në këtë aplikacion gjatë izolimit të koronavirusit

Të gjendur përballë kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe mbylljes së ambienteve publike në kuadër të masave të ndërmarra nga autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë për koronavirusin, shqiptarët kanë gjetur një mënyrë të re për tu shoqëruar me njëri-tjetrin.

Aplikacioni “HELLO – Talk, Chat, Meet” i disponueshëm për tu shkarkuar në Android dhe iOS dhe zhvilluar në Kosovë është dritë shprese për shqiptarët në mbarë botën të cilët gjenden në vetë-karantinim përballë koronavirusit.

Në rrjetin social Instagram aplikacioni postoi një foto e cila tregon plot 31 mijë përdorues ditorë nga vende të ndryshme të botës të cilët kryesisht janë shqipfolës dhe që kanë përdorur aplikacionin në ditët e fundit.

Prej tyre 16400 janë shqiptarë që jetojnë në Kosovë, 3000 në Shqipëri, 2700 në Maqedoni, 2500 në Gjermani dhe 2300 në Itali.

Rritja më e madhe është vënë re pas datës 13 Mars kur nisi izolimi në shtëpia e Shqiptarëve përballë pandemisë së koronavirusit.

Shqiptarët po e shohin këtë aplikacion si një rrugëdalje e momenteve të vështira të izolimit që po kalojnë në shtëpi duke e shfrytëzuar për tu shoqëruar virtualisht me të tjerë pa u larguar nga shtëpia.

Madje ky aplikacion ka shërbyer dhe si pikënisje e marrëdhënieve më të ngushta mes njerëzve e deri në martesa mes Shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës.

Çfarë është HELLO?

HELLO është një aplikacion i cili ofron biseda të shkurtra dhe falas. Këto biseda gjenerohen duke lidhur dy persona në komunikim zanor në mënyrë të rastësishme. Përdoruesit nuk janë të detyruar të tregojnë identitetin e tyre dhe kamera mund të aktivizohet vetëm nëse dy bashkëbiseduesit e duan atë gjë.

LEXO EDHE:  Aplikacionet dhe lojërat më të mira për iPhone dhe iPad për 2019

Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim në Play Store dhe App Store. Sipas të dhënave të Play Store aplikacioni ka marrë mbi 1 milionë shkarkime vetëm në Android.

Me tu hapur aplikacion ju ofron disa mënyra regjistrimi: përmes llogarive ekzistuese në Facebook, Snapchat apo Google si dhe përmes e-mail-it tuaj.

Sapo të regjistroheni kërkon të vendosni një emër përdoruesi, datëlindjen dhe gjininë tuaj. Hapi i tretë dhe i fundit është përcaktimi i vendndodhjes suaj.

Ndërfaqja e aplikacioni ka në fokus një buton të madh në mes të saj i cili me tu klikuar nis kërkimin për një bashkëbisedues. Në ikona në formë telefoni në cepin e majtë lart tregon historikun e thirrjeve. Ikona në formë diamanti në cepin e djathtë lart tregon balancën e “super-zemrave” nga ku edhe mund të blini super zemra të tjera apo të blini abonimin “Hello Unlimited” përmes të cilit mund të aplikoni filtra të cilat zgjedhin ata që dëshironi të bisedoni si dhe kohë palimit për të komunikuar.

Ajo çfarë e bën të veçantë këtë aplikacion është zhvillimi i tij në Kosovë dhe popullariteti brenda komuniteteve shqiptare. Popullariteti i tij mund të bëhet shkas për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në fushën e teknologjisë.

Që nga lançimi, HELLO ka bërë të mundur realizimin e mëse 500 milionë thirrjeve. /PCWorld Albanian