Biznes

Ethereum ndjek Bitcoin drejt rekordeve të reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Shkurt 2021
Ether është një monedhë dixhitale e cila mbështetet në rrjetin ethereum. Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione mbi këtë rrjet. Ethereum ndjek Bitcoin drejt rekordeve të reja

Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, arriti një rekord ditën e Enjte nxitur edhe nga vlerësimi i lartë i Bitcoin.

Çmimi i ether goditi 19,18 dollarët sipas të dhënave të CoinDesk. Krahasuar me një vit më parë vlera e ether është rritur me 160% ndërsa bitcoin për të njëjtën periudhë me 78%.

Por është rritja e bitcoin që kapërceu 52 mijë dollarë që ka ndihmuar dhe shtyrë ether drejt rekordeve të reja.

Ether është një monedhë dixhitale e cila mbështetet në rrjetin ethereum. Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione mbi këtë rrjet.

Në këtë mënyrë ethereum funksionon si një platformë softueri e decentralizuar ndryshe prej bitcoin që është dizajnuar vetëm si monedhë ose për të ruajtur vlerën. Por ngjashëm me bitcoin mbështetet në teknologjinë blockchain.

Vitin e kaluar një përditësim Ethereum 2.0 u aplikua në rrjet. Mbështetësit e saj thonin se kjo do të ndihmonte ether të zgjerohej. Përditësimi është ende në fazë lançimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gërmuesit e Bitcoin gjeneruan mbi 1 miliardë dollarë në një muaj