Biznes

Ethereum prek vlerën rekord prej 1,400 dollarësh

Publikuar , 15 Janar 2018
0
Çmimi i Ether filloi rritjen më 10 Janar kur arriti deri në 1,417 dollarë po ra deri në 1,138 dollarë të Premten. Ethereum prek vlerën rekord prej 1,400 dollarësh Photo Source: Shutterstock

Ether, monedha kriptografike e cila premton shumë falë teknologjisë së fuqishme që posedon, ditën e djeshme shënoi një rekord të ri.

Monedha virtuale u rrit deri në 1,430.81 dollarë sipas CoinMarketCap.com. aktualisht monedha ka rënë me 6% në 1,330 dollarë.

Çmimi i Ether filloi rritjen më 10 Janar kur arriti deri në 1,417 dollarë po ra deri në 1,138 dollarë të Premten.

Potenciali i Ether dhe platformës së saj Ethereum është artikulur shpesh nga analistët dhe investitorët.

“Ethereum është aktualisht blockchaini më premtues,” shprehej një analist i platformës eToro duke dhënë si argument përdorimin e gjërë nga shumica e projekteve në fushën e monedhave kriptografike.

Platforma Ethereum mund të përpunojë 3 herë më shumë aksione sesa platforma e bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbahet në Tiranë workshopi në mbështetje të startupeve Shqiptare me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të ekosistemit

Lajmet e fundit>