Lajmet

Ethereum rritet me 85%, afrohet përditësimi Constandinople

Jan 3 2019
0 Shpërndarje
Të gjitha kriptomonedhat prekën pikën më të ulët në mesin e Dhjetorit. Ethereum ishte një prej tyre. Megjithatë disa shënuan rritje e disa më shumë se të tjerët. Ethereum rritet me 85%, afrohet përditësimi Constandinople

Të gjitha kriptomonedhat prekën pikën më të ulët në mesin e Dhjetorit. Ethereum ishte një prej tyre. Megjithatë disa shënuan rritje e disa më shumë se të tjerët.

Tregu i Thereum dyfishohet në tre javë

Më 15 Dhjetor ethereum ra në pikën më të ulët të 18 muajve duke u këmbyer me 83 dollarë sipas Coinmarketcap.

Vlera e përgjithshme e të gjitha monedhave ethereum në qarkullim ishte 8.6 miliardë dollarë më e ulëta që nga muaji Maj i 2018-ës.

Situata u përkeqësua aq shumë saqë ethereum humbi vendin e dytë si monedha më me vlerë përballë Ripple XRP.

Por që atëherë gjërat sikur janë përmirësuar duke rikuperuar 85% të vlerës. Rritja e ka dërguar vlerën e ethereum në 155 dollarë për të rimarrë vendin e dytë përballë Ripple XRP.

Në këto momente që shkruajmë vlera e tregut e ethereum është 1 miliardë dollarë më shumë sesa XRP.

Përditësimi Constandinople pas trendit pozitiv

Përditësimi i cili mbërrin më 16 Janar do të sjellë disa përmirësime për blockchanin aktual të ethereum.

Blockchaini i ri do të përmbajë të gjitha Propozimet e Përmirësimit të Ethereum (EIPs) ku pesë prej tyre do të adoptohen menjëherë.

Zhvilluesit besojnë se gërmuesit do të kalojnë menjëherë tek blloku i ri i përmirësohet në nivelin 7,080,000 sepse nuk ka pasur kundërshti të mëdha.

Një prej përmirësimeve më të dukshme do të jetë performanca e ethereum e cila konkurrohet nga platforma si EOS, NEO dhe NEM të cilët janë më të shpejtë.

Ethereum Virtual Machine (EVM) do të përmirësohet nën propozimin EIP 145. Një verifikim i ri kodi të kontratave inteligjente do të vijë me EIP 1052 duke i bërë ato më efikase dhe efektive në drejtim të kostos.

LEXO EDHE:  Bitcoin bie me 11% nën 3,400 dollarë

Transaksionet zinxhir të pranishme në rrjetin “Lightning” të bitcoin vinë nën EIP 1014 dhe do të rrisin në tërësi performancën. Përditësimi i katër madhor është EIP 1234 i cili redukton shpërblimin për blloqet dhe rrit vështirësinë e punimit të blloqeve. Megjithatë koha do të ngelet e njëjtë prej 15 sekondash.

Për të parandaluar përsëritjen e ndarjes së Ethereum Classic, vështirësia e punimit të bllokut i lançuar në 2015-ën kishte për qëllim të detyronte gërmuesit të punojnë në blockchainet e përditësuar dhe jo ato të vjetrat.

Me Constandinople gërmuesit kanë më shumë kohë gërmimi. Së fundi EIP 1283 redukton përdorimin e energjisë në rrjet.

Bursa të mëdha si Binance kanë shprehur mbështetjen për përditësimin e ri. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>