Biznes

EU for Innovation fton 45 startupe Shqiptare të bëhen pjesë e programit “Matchmaking and Exposure” në Gjermani

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Korrik 2020
0
45 startupet do të ndahen në tre grupe me nga 15 me qëllim që të ofrohet eksperienca sa më e mirë për secilin prej tyre. EU for Innovation fton 45 startupe Shqiptare të bëhen pjesë e programit “Matchmaking and Exposure” në Gjermani

Me qëllim për tu ofruar startupeve Shqiptare ekspozimin dhe eksperiencën e duhur duke kontribuuar në zhvillimin dhe zgjerimin e biznesit të tyre, EU for Innovation hapi thirrjen më 13 Korrik për 45 startupe Shqiptare të cilat do ti bashkohen programit Match-making and Exposure.

Startupet të cilat do të bëhen pjesë e këtij programi do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për një periudhë 2 javore me të gjitha kostot e mbuluara nga Projekti EU for Innovation.

Është një mundësi unike për startupet të zhvillojnë idenë dhe projektin e tyre me ekspertë dhe startupet Gjermane.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, startupet do të kalojë përmes një aktiviteti intensivë me ekspertë Gjermane prej do të marrin këshillat më të mira për modelet e tyre të biznesit, të eksplorojnë skenën Gjermane të startupeve, të krijojnë lidhje me startupe Gjermane dhe të kenë akses në një rrjet startupesh, inkubatorësh biznesi, ekspertësh të industrisë dhe përfaqësues të kompanive të mëdha Gjermane.

45 startupet do të ndahen në tre grupe me nga 15 me qëllim që të ofrohet eksperienca sa më e mirë për secilin prej tyre.

  • Grupi i parë fton startupet e sektorëve të turizmit, agro-teknologjisë, teknologjisë së pastër.
  • Grupi i dytë fton startupet e sektorëve të IT dhe biznesit online, business development dhe gaming.
  • Grupi i tretë fton startupet e sektorëve të edukimit, inovacioneve sociale dhe klimës.

Si një prej partnerëve kryesore të Uplift Albania, EU for Innovation vendosi të përzgjidhte tre startupe të cilat automatikisht do të bëhen pjesë e programit pa kaluar në procesin e përzgjedhjes. Amargi do të jetë pjesë e grupit të parë ndërsa PlexusVR dhe GameON pjesë e grupit të dytë.

LEXO EDHE:  Më 3-5 Prill hakatoni Hack the Crisis Albania në kërkim të zgjidhjeve për të kapërcyer krizën e koronavirusit

Hapja e aplikimeve për grupin e parë u bë më 13 Korrik dhe afati i fundit është 21 Gushti. Përzgjidhja e startupeve realizohet në dy faza. Në fazën e parë aplikimet e mbërritura do të vlerësohen nga ekspertë Shqiptarë dhe Gjermanë ndërsa startupet më premtuese do të kalojnë në listën e ngushtë. Në fazën e dytë një grup i pavarur ekspertësh do të vlerësojë startupet e listës së ngushtë të cilët do të kenë mundësi të prezantojnë idenë e tyre personale përpara se të bëhet përzgjedhja finale.

Udhëtimi i grupit të parë të startupeve në Gjermani do të realizohet gjatë tre mujorit të katërt të 2020-ës.

Për të aplikuar në grupin e parë duhet të plotësoni formularin e paraqitur në këtë lidhje: https://socialimp.wufoo.com/forms/qpumc4g1n2tqwk/

Thirrja për aplikime për grupin e dytë do të hapet më 24 Korrik. /Uplift.al