Lajmet

“European Youth Award” fton zhvilluesit e rinj të ICT-së të zgjidhin problemet e Evropës

Publikuar , 24 Shkurt 2014
0
“European Youth Award” fton zhvilluesit e rinj të ICT-së të zgjidhin problemet e Evropës

eya_logo_2014Teksa elita e sportistëve të botës po konkurron fort për medaljet në Sochi, zhvilluesit e rinj të ICT-së nga 49 shtete kanë mundësi të përfshihen në “betejën online” të zgjidhjeve dixhitale më të spikatura për kontinentin e Evropës. Bëhet fjalë për një garë evropiane për inovacionet më mira të kontinentit për vitin 2014. Gjatë javës së kaluar janë hapur aplikimet për “European Youth Award” (EYA). Të gjithë që aspirojnë të jenë nismëtarë të ndryshimeve kanë mundësi të aplikojnë me projektet e tyre dixhitale të cilat duhet të kenë një impakt social.

Këtë vit, konkursi po kërkon të vlerësojë zgjidhjet dixhitale në kategori që adresojnë qëllime të parashtruara nga Këshilli i Evropës deri në vitin 2020. Ato janë:

Jeta e shëndetshme: fitness | ushqyerje | kujdes shëndetësor

Mësimi efektiv: arsimi | aftësitë në elektronikë | shkenca e hapur

Lidhja e kulturave: arte | lojëra | diversitet

Go Green: energji | menaxhim burimesh | qëndrueshmëri

Qytetaria aktive: gazetari e lirë | qeverisje e hapur | kohezion social

Financa: kuptimi i financës | punësimi | konsumerizmi inteligjent

Jetesa e ardhshme: e-mobility | zhvillimi urban | turizmi i qëndrueshëm

Vlerësimet do të bëhen nga një juri e përbërë prej ekspertësh ndërkombëtare të të gjitha degëve të industrive. Ata do të zgjedhin projektet më inovatore në secilën kategori dhe fituesit do shpërblehen me një udhëtim në EYA Festival in Grac të Austrisë. Atje, së bashku me një sërë ekspertësh të ICT-së, do të angazhohen për të gjetur mënyra të reja për të shfrytëzuar sa më mirë mjetet e fundit të teknologjisë mobile dhe internetit si dhe do të themelojnë bazat e një korporate të ardhshme.

Konkursi është i hapur për të gjithë sipërmarrësit e rinj nën moshën 30 vjeç (të gjithë ata që kanë lindur pas datës 1 janar 1984), nga gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës si dhe nga Kosova dhe Biellorusia. Afati i fundit i dërgimit të projektit është data 1 korrik. Të gjitha projektet dërgohen përmes www.eu-youthaward.org

LEXO EDHE:  Google përditëson më fund aplikacionin Inbox për iPhone X

EYA organizohet nga International Center for New Media, një organizatë jo-fitimprurëse me zyra në Salcburg, Austri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>