Lajmet

Europianët adaptojnë më shpejt sistemin operativ iOS 6

Publikuar , 17 Tetor 2012
0
Europianët adaptojnë më shpejt sistemin operativ iOS 6

Tre javë pas lançimit të iOS 6 kanë dalë statistikat e para nga disa burime të ndryshme në lidhje me përshtatjen e sistemit operativ.

Por që të gjitha kanë dalë në përfundimin se përdoruesit vazhdojnë të përditësojnë sistemin operativ të pajisjeve të tyre. Megjithatë, ka disa diferencime lidhur me vendet e ndryshme të botës.

Nga kompania Chitika, raportohet se adaptimi i iOS 6 ka kapur 68% të iPhonë-ve (rezultat i datës 10 tetor).

iPad-i nga ana tjetër kap 51%, ndërsa iPod-i, 42%. 

Arsyeja se pse përditësimi i iPod-ve është më i ulët se ai i pajisjeve të tjera është se jo të gjithë iPod-ët janë të pajtueshëm me sistemin e ri operativ.

Sipas studimeve Kina është vendi që ka adaptuar më pak iOS 6

Të dhënat nga Charboost japin një tablo pak më ndryshe. Sipas tyre, përditësimi i përgjithshëm i pajisjeve mobile në iOS 6 është 50%. 

Chartboost i ka copëzuar të dhënat e veta në bazë të shteteve. Top vendet që kanë adaptuar iOS 6 janë Italia (65%), Gjermania (62.3%), Hollanda (60.6%) dhe Mbretëria e Bashkuar (57.6%).

Kina është nga vendet që ka adaptuar më pak iOS 6 (24.5%). Chitika ka përpiluar edhe disa rezultate krahasuar me trendin në SHBA.

Ndër arsyet e një adaptimi jo të gjerë është edhe aksesi në një lidhje Wi-Fi të sigurtë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft kishte një databazë me 10 milionë fytyra pa dijeninë e përdoruesve

Tags >

iOS 6