Agjencitë ligjzbatuese në disa vende të botës në koordinim me Europol po përpiqen të rrëzojnë një prej tregjeve të jashtëligjshme më të mëdha në botë në rrjetin e zi.
DarkMarket ka afro 500 mijë përdorues dhe tani është nxjerrë offline. Me 2,400 shitës dhe 320 mijë transaksione me vlerë 171 milionë dollarë, është një prej tregjeve të zeza më të mëdha në botë.
Sipas Europol tregu është përdorur për të shitur drogë, para të falsifikuara, detaje të kartave të kreditit, maluerë dhe karta SIM anonime.
DarkMarket: world's largest illegal dark web marketplace has been taken offline in an international operation involving 🇩🇪🇦🇺🇩🇰🇲🇩🇺🇦🇬🇧🇺🇸. #DarkMarket had 500 000 users, 2 400 sellers and 320 000 transactions. We supported the takedown with operational analysis and coordination. pic.twitter.com/6ALq59mIZi
— Europol (@Europol) January 12, 2021
Përveç Europol agjencitë ligjzbatuese nga Gjermania, Australia, Moldavia, Ukraina, Britani dhe SHBA morën pjesë në operacion. Sipas the Telegraph, autoritetet gjetën një mënyrë për të shënë në duart DarkMarket duke hetuar ofruesin e shërbimit të hostimit në Gjermani Cyberbunker.
DarkMarket është tregu i zi më i fundit që rrëzojnë autoritetet pas Silk road në 2015-ën, AlphaBay dhe WallStreet në dy vitet e fundit. /PCWorld Albanian