Lajmet

Europol godet një skemë mashtrimi kripto me Call Center në Evropën Lindore

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Janar 2023
Është rasti i dytë kriminal kripto i profilit të lartë për këtë vit pas atij të CoinDeal, një skemë e cila mori 45 milionë dollarë nga mijëra investitorët në mbarë botën. Europol godet një skemë mashtrimi kripto me Call Center në Evropën Lindore

Autoritetet Evropiane njoftuan se kanë rrëzuar një rrjet mashtrimi call center që operonte në Serbi, Bullgari, Qipro dhe Gjermani dhe kishin për qëllim të joshin viktimat të investojnë shuma të mëdha parash në skema kripto.

Rrjeti mashtroi viktima të shumta në Gjermani, Zvicër, Austri, Australi dhe Kanada duke ju marrë dhjetëra miliona euro.

Në tërësi, katër call center në 18 vende të ndryshme u kërkuan ndërsa 14 individë u arrestuan në Serbi dhe Gjermani.

Hetimet ndaj kësaj skeme mashtrimi online nisën në 2021 nga Prokuroria e Shtutgartit në Gjermani dhe Hetuesit Kriminalë të Baden-Wurttemberg.

Veprimi i koordinuar shikoi disa agjenci ligjzbatuese të merrnin në pyetje mbi 250 individë, të konfiskonin 150 kompjuterë, pajisje të ndryshme elektronike, kopje të dhënash, portofolë harduerik të cilët kishin 1 milionë dollarë kriptomonedha, tre makina, dy apartamente luksoze dhe 50 mijë euro në kesh.

Hetimi sugjeron se numri i rasteve të paraportuara mund të jetë shumë më i lartë,” paralajmëroi Europol. “Kjo do të thotë se përfitime të paligjshme po bëhen nga grupe kriminale, me të paktën katër call center në Evropën Lindore të përfshira, dhe qindra miliona euro të humbura.”

Të dyshuarit promovonin skema mashtrimi në median sociale për të joshur viktimat në uebsajte të cilat dukej se ofronin mundësi të mëdha investimi në kriptomonedha.

Sipas Europol, viktimat, kryesisht nga Gjermania, do të investonin fillimisht shumë pak, shuma tre shifrore, ndërsa rrjeti kriminal me kalimin e kohës ju kërkonte të investonin më shumë.

Qiproja besohet të ketë qenë baza e pastrimit të parave të përvetësuara në mënyrë të paligjshme.

LEXO EDHE:  Kriptobanka Amerikane Silvergate u përball me tërheqje kriptomonedhash me vlerë 8 miliardë dollarë

Është rasti i dytë kriminal kripto i profilit të lartë për këtë vit pas atij të CoinDeal, një skemë e cila mori 45 milionë dollarë nga mijëra investitorët në mbarë botën. /PCWorld Albanian

Tags >

Crypto