Mashtrimet me dokumente, pastrim parash, tregti online me produkte ilegale janë disa prej akteve krimnale më të zakonshme online tha agjencia. Sa më i lartë të jetë përdorimi i teknologjisë, aq më e madhe sfida për policinë.
Europol aktualisht po ndjek mbi 5,000 grupe të organizuara kriminale ndërkombëtare. Ky studim i krimit të organizuar zbuloi se grupe të ndryshme gjenerojnë fitim po aq sa edhe korportatat shumëkombëshe.
E përbashkëta e tyre ishte afeksioni ndaj teknologjisë. Shumë grupe përdorin fushata kibernetike si ransomware, për të gjeneruar para. Për më tepër Europol tha se shumica e bandave po kthejnë vëmendjen drejt teknologjisë e cila mund ti ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre kriminal.
Konkretisht dronët po përdoren për të transporuar drogë dhe shumë vjedhës gjurmojnë rrjetet sociale për të mësuar kur personat largohen nga shtëpia. /PCWorld Albanian