Lajmet

Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Mars 2021
Duke përdorur fuqinë e teknologjisë, këta sipërmarrës të rinj shkëlqejnë sot si një dritë shprese duke gjetur mënyra inovative për ta bërë botën një vend më të mirë për tu jetuar. Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të

Sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë sot janë zemra e shoqërisë moderne. Impakti social dhe ekonomik i Covid-19 ka mbajtur peng mundësi të panumërta për shumë njerëz në mbarë botën.

Megjithatë ekziston një grup sipërmarrësish të rinj dhe inovativë të cilët kanë gjetur mundësi duke rivlerësuar plotësisht konceptin e suksesit. Duke përdorur fuqinë e teknologjisë, këta sipërmarrës të rinj shkëlqejnë sot si një dritë shprese duke gjetur mënyra inovative për ta bërë botën një vend më të mirë për tu jetuar.

Sot për këta sipërmarrës të rinj nis një aktivitet i cili dëshmon se asnjëherë më parë nuk ka qenë momenti më i mirë për inovacionin. Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të përmes një aktiviteti me prezencë fizike dhe virtuale me 10 panelistë dhe 70 pjesëmarrës.

Në këtë panel nderuan me pjesëmarrjen e tyre Altin Petre, CEO i Digitalb; Dr. Ilir Çapuni Pedagog në Universitetin e Malit të Zi dhe Marin Barleti; Azir Aliu, Pedagog Universiteti i Evropës Juglindore, Bora Muzhaqi, Këshilltare EBRD pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; Greta Lekaj, drejtuese e Marketingut dhe PR pranë Bankës Raiffeisen; Visar Jasiqi nga RIT Kosovo; Dr. Ing, Julia Hoxha, CEO dhe bashkëthemeluese e Zana, Betim Drenica, CEO i Quantix; Juxhin Radhima, CEO i Ipervox; Elkida Bazaj, fituese Diploma e Vitit në edicionin e 8-të.

Shqiptarët kanë ditur të tregojnë talent përtej kufijve, por ka qenë e vështirë të identifikohet ky talent brenda kufijve tanë, pikërisht këtu nis misioni tashmë 9 vjeçar i Albanian ICT Awards,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards Kushtrim Shala në hapjen e këtij takimi.

I organizuar në formatin e një takimi informues rreth Albanian ICT Awards, pyetje dhe diskutime u shkëmbyen mes panelistëve të cilët ndanë eksperiencat e tyre si anëtarë juria, si finalistë e fitues por edhe si mbështetës së kësaj ngjarje të përvitshme inovacionit.

LEXO EDHE:  Të Premten Mbrëmja Gala e ICT Awards, kurorëzohen fituesit e edicionit të 8-të

E ftuar në këtë sesion informues, Bora Muzhaqi riktheu vëmendjen tek ligji i startupeve për të cilin tha se energjia dhe entuziasmi i të rinjve kanë qenë frymëzimi që e shndërruan në realitet. Ajo kujtoi lehtësitë fiskale që ka ligj ka për startupet dhe bizneset e reja në 2 vitet e para të rrugëtimit të tyre por edhe grantet shtetërore që do të shkojnë për ta.

Duke folur për rëndësinë e inovacionit, Greta Lekaj nga një prej bankave me shërbimet më inovative në treg Raiffeisen, e përkufizoi ICT Awards si një prej ngjarjeve me impaktin më të lartë për inovacionin në Shqipëri.

Kryetari i jurisë në edicionin e 8-të të ICT Awards, Altin Petre, kujtoi për ndjekësit sfidat me të cilat u përball kjo garë, hapja e të cilës përkoi pikërisht me situatën pandemike të Covid-19. Në kërkim të normalitetit të ri, ai tha se niveli i aplikimeve ka vijuar çdo vit me rritje dhe kjo nuk përjashton as edicionin e kaluar e cila atë kohë u organizua në rrethana jo normale.

Gjatë takimi informues ishin të ftuar dy të rinj, të cilët me punën dhe përkushtim e tyre edhe pse nuk kanë qenë fitues në një edicion të ICT Awards, përfaqësojnë atë që kategoria Ylli në Ngritje e kësaj gare kërkon.

Amar Iseni nga Bujanovci ka zhilluar një llojë quajtur Time Zoid me gjuhën e programimit Unity. Këto lojëra ai i zhvilloi gjatë kohës së pandemisë. Jusuf Rrustaj ka qenë një prej garuesve në ICT Awards në të kaluarën dhe ka krijuar një robot të cilin e quan SPAC. Ai thotë se njësoj siç SPAK lufton korrupsionin, SPAC-u i tij lufton virusin Covid-19 që korrupton trupin.

LEXO EDHE:  Platforma e re e ALSE. Jep të dhëna ditore për fondet e investimit dhe pensioneve

Gara e këtij edicioni do të përqendrohet rreth 9 kategorive: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Shërbimi Publik i Vitit, Siguria Kibernetike dhe Covid Response.

Gara e cila zyrtarisht hapet më 26 Mars, për herë të parë do të organizohet një eveniment plotësisht virtual, një hapje krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Aplikimet në këtë garë do të mbeten të hapura deri më 30 Prill.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan, Soft&Solution si sponsorët Gold dhe 3i Solution sponsor Silver

Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 100 prej tyre janë shpërblyer.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards, akseleratorit rajonal të startupeve Uplift Albania dhe mbështetëse e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.