Analiza

Eventi i iPad-it: Ja cilat janë 10 thashethemet më të mëdha që qarkullojnë mbi të

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Eventi i iPad-it: Ja cilat janë 10 thashethemet më të mëdha që qarkullojnë mbi të

Javës tjetër pritet që Apple të lançojë në një event në San Françisko dy iPad-ë të rinj: iPad 5 dhe iPad Mini 2.

Si gjithmonë, në internet qarkullojnë prej kohësh thashetheme të ndryshme mbi specifikimet dhe të rejat e tabletëve të rinj, pa lënë pas edhe detaje mbi linjën e re të MacBook Pro, e cila mund të lançohet gjithashtu gjatë eventit.

Gjithsesi, deri të martën, gjithçka do të mbetet mister. Por, pavarësisht kësaj, le t’i hedhim një sy disa prej thashethemeve më interesante që qarkullojnë në internet lidhur me eventin në fjalë.

1. Thuhet që iPad mini i ri do të ketë ekran Retina. Ndërkohë, burime të tjera shkruajnë se prodhimi i këtyre ekraneve është i limituar dhe një iPad Mini me Retina mund të nxirret në treg në 2014-n.

2. iPad-ë më të lehtë dhe më të hollë.

3. iPad-ë më të shpejtë. Bëhet fjalë për integrimin e çipit A7, i cili është përfshirë edhe në iPhone 5S.

4. Touch ID. Sensori i famshëm i gjurmëve të gishtave thuhet se do të jetë pjesë e iPad 5.

5. Ngjyrat e ndryshme. Mund të lançohen iPad-ë me ngjyra të përafërta me iPhone 5S.

6. Mbështjellëse të reja. Nëse bëhen ndryshime në dizajnin e iPad-ëve të rinj, edhe mbështjellëset do të ndryshojnë patjetër.

7. Kamer e përmirësuar. Duke marrë shkas nga përmirësimet e kamerës në iPhone 5S, pritet një gjë e tillë edhe për iPad-ët. Këta të fundit mund të kenë kamera 8 MP në vend të 5 MP që kanë pasur deri tani.

8. Një MacBook Pro me ekran Retina.

9. Caktimi i datës së lançimit të Mac Pro dhe sistemit operativ Mavericks.

LEXO EDHE:  A kemi kaluar epokën e artë të smartfonëve?

10. Përmirësime të Apple TV, veçanërisht sistemi streaming media. (PCWorld Albanian)

ipadmini

Lajmet e fundit>