Lajmet

Evernote aplikon verifikimin me dy faktorëve për të gjithë përdoruesit

Publikuar , 07 Tetor 2013
0
Evernote aplikon verifikimin me dy faktorëve për të gjithë përdoruesit

evernoteNë kohën kur po bëhen thyerje të llogarive, verifikimi prej dy faktorëve nuk është një shtresë shtesë ose thjesht e panevojshme e mbrojtjes, por është një gjë e nevojshme.

Që nga dita e premte, të gjithë përdoruesit e Evernote, qofshin ata me pagesë, ose ata që përdorin llogaritë e tyre pa pagesë, mund të fillojnë ta përdorin këtë veçori të rëndësishme të sigurisë.

Në muajin mars, pas një thyerje në siguri, Evernote lajmëroi që planifikon të bëjë lëshimin e verifikimit prej dy faktorëve. Problemi është që kur kjo gjë u lëshua, kjo ishte vetëm për përdoruesit Premium dhe për Biznese.

Ndërmarrja është duke lëshuar tani këtë veçori për të gjithë përdoruesit. Për ta aplikuar, shkoni tek seksioni Security në profilin e llogarisë suaj. Ju po ashtu do të jeni në gjendje që të gjeneroni kode, një në një kohë në rast se nuk keni qasje në telefonin tuaj.

(Verifikimi prej dy faktorëve shpesh, sikur në këtë rast, dërgon një kod unik në pajisjen tuaj mobile për siguri shtesë nëse provoni të qaseni në të nga një pajisje e panjohur). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Techstars Startup Weekend Women Tirana, mundësia për të shndërruar idenë tënde në një biznes!

Tags >

Evernote
Lajmet e fundit>