Lajmet

Evernote për Mac iu mundëson të kërkoni me gjuhën e përditshme

Publikuar , 09 Shkurt 2014
0
Evernote për Mac iu mundëson të kërkoni me gjuhën e përditshme

nlsmac_recipes_vegetarian_resultsNëse e përdorni programin Evernote në një Mac, atëherë përditësimi më i fundit iu mundëson që të bëni kërkime duke përdorur “gjuhën ditore”, pra gjuhën e përditshme.

Me fjalë të tjera, shkruani termin tuaj të kërkimit në të njëjtën mënyrë siç do të flisnit dhe makina e kërkimit e Evernote do të ju kuptojë.

Për shembull, nëse jeni duke kërkuar për ndonjë shënim në të cilin keni incizuar ndonjë audio, atëherë mund të shkruani “audio notes from last week” për të gjetur atë që dëshironi. Ose nëse jeni duke kërkuar për ndonjë recetë vegjetariane, mund të shkruani “recipes tagged as vegetarian”.

Evernote shpjegon: “Me Kërkimin Përshkrues, ju mund të përdorni termat dhe frazat e zakonshme për të gjetur shënime sipas mënyrës që i mbani mend, për shembull, sipas datës (kur i keni shkruar ato), sipas vendimit (ku ishte shkruar), sipas pajisjes (çfarë pajisje keni përdorur), ose madje në bazë të dokumenteve (cilët skedarë ishin të vendosur në të).”

Evernote ka ofruar një udhëzime të dobishme për të gjithë filtrat të cilët janë në dispozicion për përdorim. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Mozilla lançoi Firefox 63, sjell mbrojtje më të mirë nga gjurmimi në ueb

Lajmet e fundit>