Lajmet

Everything Everywhere tashmë ofron 4G LTE në 200 qendra banimi në Britani

Publikuar , 28 Prill 2014
0
Everything Everywhere tashmë ofron 4G LTE në 200 qendra banimi në Britani

gsmarena_001Everything Everywhere (EE), sipërmarrja e përbashkët mes Deustche Telekom(Telekomi Gjerman) dhe Orange S.A (Telekom Francez) në Mbretërinë e Bashkuar, po e përhap me shpejtësi rrjetin e saj 4G LTE në vend. Tashmë ka arritur 200 qendra banimi në një total prej 72 % të popullsisë së Britanisë.

EE kaloi në 4G plot 13 qendra të reja banimi dhe po hap gjeneratën e ndërlidhjes në disa qendra të tjera. Sipas standardit të EE, një qendër banimi quhet e migruar në 4G vetëm kur të ketë arritur 80% të mbulimit me LTE në atë rajon, kështu që përdoruesit do të kenë një lidhje të qëndrueshme interneti 4G në punë, në shtëpi, dhe në lëvizje.

Kjo nuk është LTE-A (Long Term Evolution Advanced), por bëhet fjalë për LTE e zakonshme me 150 mbps shpejtësi shkarkimi dhe jo 300 Mbps. EE kohët e fundit kishe filluar të ofronte LTE-A në Londër dhe aktualisht e ofron atë në 20 qytete në total të cilët janë Belfast, Birmingham, Edinburgh, Glasgow, Livepool, Manchester, Sheffield dhe të tjerë.

Rrjeti 4G LTE tashmë ofrohet në të gjitha vendet e Evropës, dhe së fundit i ishte akorduar edhe një licencë 4G në fqinjin tonë për Telekomin e Maqedonisë. Gjithashtu, në Shqipëri janë hapur proçedurat për akordimin e licencës së fundit 3G për operatorin Plus Communication dhe mbase së shpejti do të fillojë të ofrohet shërbimi i përfolur. Ndërsa vitin e kaluar nga institucioni më i lartë shtetëror për teknologjinë dhe informacionin, MITIK tha se kishte pasur kërkesa nga një operator për hapjen e frekuencave të reja për ofrimin e 4G-së në Shqipëri dhe më vonë u tha në atë kohë se kjo licencë do të ofrohej vitin e ardhshëm që i bie të jetë viti 2014. Verën e vitit të kaluar Eagle Mobile bëri testime të LTE në zyrat e tyre qendrore duke përdorur rrjetin ekzistues GSM 900/1800 dhe duke arritur rezultat mbi 100 Mbps. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Adoptimi i 5G-së disa herë më i shpejtë se ai i 4G

Tags >

4G
Lajmet e fundit>