Lajmet

Evitojini prenotimet online të hoteleve nga puna për pushime sa më të lumtura

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Evitojini prenotimet online të hoteleve nga puna për pushime sa më të lumtura

nrfugd4kqt0yfoyjkg8zPo planifikoni pushimet? Ndoshta nuk është ide fort e mirë që rezervimin e hotelit ta bëni gjatë kohës që jeni në zyrë. Sipas një studimi nga Universiteti Rice ai i Iowa State, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 4500 konsumatorë të një faqeje të madhe për rezervimin e hoteleve online, dolën në pah këto konstatime:

Ata që udhëtonin larg dhe i bënin rezervimet e hoteleve gjatë orarit të punës kishin më tepër gjasa të zgjidhnin hotele të cilësisë së lartë, por rezultonin më pak të kënaqur se njerëzit që qëndronin në të njëjtin hotel, por që vinin nga më afër si dhe më pak të kënaqur se njerëzit të cilët i kishin bërë rezervimet jashtë orarit të punës.

Kërkuesja Ajay Kalra shpjegon: “Spekulimi ynë është se kjo gjë ndodh për shkak se njerëzit ose janë më të lodhur gjatë orarit të punës dhe tentojnë të blejnë artikuj të shtrenjtë ose të prenotojnë pushime që në pamje të parë të tërheqin menjëherë vemendjen. Këto të dhëna paraprake tregojnë se njerëzit duhet të mos kryejnë transaksione personale blerjesh gjatë kohës që janë në punë.”

Vini re që në këtë studim bëhet fjalë vetëm për rezervimin e hotelit dhe jo për fluturimet, megjithatë, duke u bazuar në këto të dhëna, mund të krijoni një ndërlidhje dhe të tregoheni më të kujdesshëm ose të evitoni çdo lloj rezervimi pushimesh që doni të kryeni gjatë orarit të punës. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google ka një projekt misterioz për video lojërat

Tags >

online
Lajmet e fundit>