Analiza

EVO 4G lider i revolucionit mobil Android

Publikuar , 06 Korrik 2010
0
EVO 4G lider i revolucionit mobil Android

Ai veçohet me aftësi për lidhje HDMI, WiFi hotspot, ka një procesor 1 GHz Snapdragon, kamerë 8 megapikselëshe që ofron opsione për macro dhe incizim në 720P HD, e shumëçka tjetër.

Madje ka edhe të tillë që thonë se më në fund blerësit e celuarëve janë duke përfituar pajisje që ofrojnë veçori të cilat më parë ishin të ofruara vetëm në PC. “Entuziastët e teknologjisë janë të impresionuar me aftësitë e jashtëzakonshme të celularëve të mençur. I riu HTC EVO 4G që është shembulli më i mirë për këtë, sjellë veçori mahnitëse tek përdouresit e sotëm. Megjithatë jam më shum i intersuar për atë që sinjalizohet për të ardhmen”, tha zëdhnësi i korporatës AMD, pat Moorehead në një blog post.

“Për shembull, komunikimet me video në kohë relae do të jenë më në fund produkt i përditshëm. E di, ne kemi dëgjuar për këtë qysh prej vitit 1970 dhe ka pasur me mijëra dështime qysh prej asaj kohe. Por tani gjërat kanë ndryshuar sepse kualiteti është më i mirë, është afër të qenit i “lirë”, dhe gjigantët e teknologjisë janë prapa tyre dhe do të ketë saktësi të madhe në këtë aspekt. Dhe duke pasur Apple prapa iPhone 4, gjërat po shkojnë mirë e më mirë, nisur nga pikëpamja e konsumatorit. E tëra që ne duhet tani është një ndër-aftësi mes sistemeve të ndara”.

Sipas Moorhead, së shpejti do të jetë vështirë të blihet një celularë i mençur që nuk ofron një vdeo kamerë me kualitet të shkëlqyer dhe që sjellë aftësi për video në rezolucion 1080p. “Kamerat e sotme të celularëve po sjellin kualitet të jashtëzakonshëm incizimi të videov”.

Së fundi është raportuar se HTC, falë modelit 4G është duke përjetuar shitjet të jashtëzakonshme dhe të hyra në çerkun e dytë që kanë arritur në 58% më lartë sesa në krahasim me vitin e kaluar. HTC ende pritet të paraqet edhe celularë me bazë në Windows Phone, por në këtë pikë të fokusit është e koncentruar maksimalisht drejt Android. Në total, HTC ofron 12 celularë Android.

LEXO EDHE:  Historiku i betejës mes Google dhe Bashkimit Evropian

Lajmet e fundit>